Muslimanët në Bullgari janë të pranishën që 1000 vjet
Zëvendës Myftiu i Bullgarisë tha se prania e muslimanëve në këtë vend të Europës Lindore daton që 1000 vjet më parë.
Këto komente i bëri në një forum të mbajtur të hënën në Qendrën Ndërkombëtare për Studime të Kulturës Islame (ICRO) në Teheran, Iran.
Vedat Ahmed shtoi se Perandoria Osmane ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e Islamit në Bullgari.
Shumica e historianëve bullgarë janë përpjekur ta paraqesin konvertimin e njerëzve në Islam, si rezultat i presionit nga osmanët, por ka dëshmi që njerëzit e përqafuan Islamin për shkak të interesit të tyre që kishin nga feja, tha ai.
Vedat Ahmed tha se gjatë sundimit të osmanëve, bullgarët kishin një rast më të mirë për të mësuar rreth Islamit.
Ai më tej iu referua epokës komuniste në vendin e tij, duke thënë se në mes të viteve 1949 dhe 1989, kur komunistët ishin në pushtet, praktikimi i fesë u ndalua, por muslimanët e ruajtën besimin e tyre dhe i kryen obligimet e tyre fetare në fshehtësi.
Duke treguar statusin aktual të muslimanëve në Bullgari, ai tha se shumica e muslimanëve të vendit jetojnë në rajonet jugore dhe verilindore dhe se shumica e tyre janë muslimanë sunnitë Hanefi.
Zëvendës Myftiu i Bullgarisë , Vedat Ahmed theksoi se shkollat islame dhe universitetet janë aktive në Bullgari.
Ai gjithashtu theksoi aktivitetet e zyrës së Myftiut, duke thënë se ajo mban programe fetare, duke përfshirë kurset Kur'anore, Garat Fetare dhe drejton shkollat Islame.
Bullgaria është një shtet në Ballkan ku Krishtërimi Orthodhoks ka numrin më të madhe të pasuesve.
Muslimanët janë komuniteti i dytë më i madh dhe përbëjnë dhjetë për qind të popullsisë.
Burimi: IQNA News