Gjermani

Gjermanët protestojnë kundër sulmeve seksuale

Zakonisht në vendet e zhvilluara Perëndimore, me rastin e festave që nuk kan karakter fetar, siç është Halloween, ndërrimi i mot moteve,  Viti Ri e tjera, shfrenimi arrin kulminacion e krimeve  mu për arsye se përdorimi i alkoolit dhe maskimi si ndjenjë e hipokrizisë, arrin të bëjë të vetën duke lënë pas vete shumë krime, sidomos ato të natyrës seksuale. 

Në Këln të Gjermanisë dje u zhvilluan protesta të tmerrshme nga protestuesit anti-refugjatë gjerman.  Sipas autoriteteve, protestuesit e lëvizjes nacionaliste Pegida kanë gjuajtur koktej molotovi në drejtim të policisë dhe kanë refuzuar urdhrat për t’u tërhequr.

Policia gjermane është detyruar të përdor topa uji për të shpërndarë turmat e protestuesve anti-refugjatë në Këln të Gjermanisë.

Protesta vjen pas një sërë sulmesh seksuale ndaj grave në këtë qytet, të kryera kryesisht nga afrikano-veriorët natën e Vitit të Ri.

Të paktën 90 ankesa për sulme seksuale ishin paraqitur në Polici në një stacion treni në Këln.