Luftëtari i ISIS-it ekzekuton nënën e tij në Rakka, Siri
Një luftëtar 20-vjeçar i ISIS-it ka ekzekutuar publikisht nënën e tij në qytetin sirian Rakka.
Një luftëtar 20-vjeçar i ISIS-it ka ekzekutuar publikisht nënën e tij në qytetin sirian Rakka, tha të premtën Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Luftëtari i ISIS-it, i identifikuar si Ali Sakr, thuhet se vrau nënën e tij, Lina al-Kasem, pasi ajo gjoja e kishte nxitje djalin e saj të largohet nga ISIS-i.
Gruaja ishte në moshën në të 40-tat e saj dhe me prejardhje nga qyteti i al-Tabaka, 34 mila në perëndim të qytetit Rakka. Ajo thuhet se ishte këmbëngulse që djali i saj t'i jepte fund të gjitha lidhjeve me grupin militant. Ajo donte të arratisej me të dhe i tha se ushtria do t’i vrasin të gjithë anëtarët e organizatës.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se Ali Sakr ka raportuar nënën e tij tek grupin ekstremist, i cili e akuzoi atë për braktisje.
ISIS ka kultivuar një reputacion të ekstremizmit duke kryer ekzekutimet si prerjes së kokave dhe pushkatimeve masive. Grupi ka paraqitur disa video duke prerë koka dhe video duke ekzekutuar, shumë prej të cilave kanë qenë pjesë e fushatës së tyre propagandistike.
Këtë javë, u shfaqën njoftime se ISIS-i ka ekzekutuar gazetaren e parë femër e për shkak se ka shkruar për jetën në Rakka që kur ai qytet u bë një bastion për grupin terrorist.