Marrëveshja ushtarake në mes Turqisë dhe Arabisë Saudite
Në kohën kur Arabia Saudite ballafaqohet me kritika të mëdha për shkak të shkeljes së drejtave njerëzore dhe ekzekutimet e fundit të kryera ditë më parë, Turqia po përgatitet për eksportin e madh të armëve në Arabinë Saudite. Ditë më parë regjimi saudit, para vizitës së kryetarit të Turqisë Rexheb Tajib Erdoganit, ka nënshkruar marrëveshjen tregtare për blerje armësh nga Turqia në vlerë prej 10 miliard dollarësh. Në bazë të këtij raporti, është realizuar më shumë se 50% të kësaj kontrate, Erdogani gjatë vizitës në Arabinë Saudite ka thënë: “Marrëveshjet më të mëdha në mes këtyre dy vendeve janë marrëveshjes për mbrojtje dhe industrinë ushtarake”. Erdogani gjatë vizitës kohë më parë Arabisë Saudite, ka thënë se janë mbajtur takimet në të cilin është biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe ngjarjeve rajonale në mes këtyre dy vendeve. Pas dhjetë muajsh invadimi në Jemen, Mbretërisë së Arabisë Saudite i është pakësuar municioni, dhe se është sjell vendimi që Turqia të jetë burimi i ri i armatimit të regjimit saudit.
Arabia Saudite dhe Turqia planifikojnë të formojnë “Këshillin strategjik korporativ të përbashkët” qëllimi i të cilit do të ishte forcimi i bashkëpunimit ushtarak, ekonomik, investuese në mes Arabisë Saudite dhe Turqisë, ka konfirmuar ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, Adel el Xhubeir. Për këtë çështje është biseduar gjatë vizitës dyditore të kryetarit Erdogan kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riadit.
“Gjatë kohës së takimit është potencuar dëshira për krijimin e Këshillit strategjik korporues në shkallë të lartë”, ka thënë në konferencë për media ministri i jashtëm saudit, pasi që kryetari Erdogan është takuar me mbretin saudit Selmanin. Sipas të gjitha gjasave duket se vie gjer te afrimi i mëtutjeshëm në mes Ankarasë dhe Riadit, gjë që nuk befason, duke marr parasysh se këto dy vende ndjekin politikën e njëjtë lidhur me konfliktin aktual në Siri.
Burimi: irib.ir