Shqipëri

Letër e Hapur

Fillimisht, këtë letër duam ta fillojmë duke ju falenderuar për interesin që keni shfaqur për Media e Lirë që prej ditës së parë të krijimit të saj.

Media e Lirë është një punë amatore, ku shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e lexuesve nëpërmjet informimit të shqiptarëve për pikëvështrimet e ndryshme të ngjarjeve në botë dhe bërjes lajm të ngjarje të cilat nuk trasmetohen fare apo nuk zënë vend mjaftueshëm në mediat shqiptare.

Për këtë arsye bordi drejtues për trasmetimet dhe publikimet ka pasur si politikë të saj që prej fillimit deri më tani parimin më parësor atë të respektit ndaj çdo feje, gjuhe apo prejardhjeje; dhe ka qëndruar larg çdo publikimi që mund të shkaktojë urrejtje raciste etnike apo fetare. Gjithashtu, duke besuar se liria e medias përmban edhe lirinë e reagimit dhe shprehjes së lexuesve ka vendosur të mos ndërhjë në komentet e lexuesve në faqen zyrtare në facebook të Medias së Lirë.

Media e lirë është e përkushtuar në krijimin e një bote dhe jo vetëm territorit shqiptar, ku të gjithë njerëzit mund të jetojnë të gjithë bashkë duke e kuptuar dhe respektuar njëri-tjetrin. Parimi ynë i pandashëm është vlerësimi i të gjitha elementëve që përmban i gjithë populli shqiptar. Edhe pse Media e Lirë është krijuar nga një grup shqiptarësh muslimanë, bordi i pranon shqiptarët e krishterë si pjesë e pandashme e trojeve shqiptare dhe si një pjesë që merton t’u tregohet respekti i duhur. Përtej kësaj, Media e Lirë në sajë të frymës paqësore i konsideron edhe popujt e tjerë si vëllezër të një familje të madhe.

Media e Lirë është në dijeni të faktit se muslimanët e trojeve shqiptare mbartin në brendshmëri larmishmërinë e tyre me zëra e ngjyra të ndryshme. Sa kaq, dëshira e Medias së lirë është që të gjithë muslimanët që shtrihen nga sufistët e deri te vahabistët të bashkohen në një term të vetëm. Por për fat të keq duket se mendimi vahabist që ka zënë vend në trojet shqiptare nuk ka të njëjtën pëqasje me Median e Lirë përsa i përket kësaj pikëpamjeje që i jep vlerën e tij njeriut.

Komentet e bëra nga vahabistët shqiptarë në faqen e facebook të Medias së Lirë gjatë publikimit të lajmeve, përmbajnë fyerje si ndaj muslimanëve ashtu edhe ndaj feve apo ideologjive të tjera. Ne jemi në dijeni të këtij fenomeni dhe u përgjigjemi kështu miqve që na kanë paralajmëruar: Ashtu siç e kemi thënë edhe më lart ne besojmë se liria e medias duhet të përmbajë edhe lirinë e reagimit dhe shprehjes së lexuesve. Problematika e mosarsimimit dhe të qenit larg mirësjelljes së vahabistëve nuk është vetqm një problematikë që na shqetëson vetëm ne, përkundrazi ajo zë vend në gjithë shoqërinë shqiptare. Është mëse e qartë se Islami shqiptar dhe shqiptarët ,që kanë dhënë kontribute të pamasa në shumë qytëtërime qoftë para qoftë pas islamike, nuk mund të përfaqësohen nga njerëz dhe pikëpamje të këtilla, këta persona nuk mund të flasin në emër të muslimanë shqiptarë. Pavarësisht kësaj, Media e Lirë do të vazhdojë t’i paraqesë ashtu siç janë fjalët e tyre të përmbushura me ofendime. Kjo është edhe një rrugë për të treguar se ku qëndron vendi i shqiptarve vahabistë në rrafshin e kulturës së lartë shqiptare.

Dëshirojmë që si Media e Lirë t’iu kërkojmë ndjesë lexuesve tanë që iu detyrojmë të lexoni komentet e vahabistëve shqiptar që si shkojnë përshtat as qytetarisë, as Islamit e as vetë njerit dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni të durueshëm dhe të mos ju mungojnë lutjet.

Media e Lirë