Konja, Medinah dhe Tebrizi - kryeqytete të turizmit islamik
Konferenca Islamike e Ministrave të Turizmit zgjodhi Konian, Medinen dhe Tabrizin si kryeqytete të turizmit islamik në vitin 2016, 2017 dhe 2018.
Konferenca Islamike e Ministrave të Turizmit miratoi përzgjedhjen e qytetit të shenjtë Medina al-Munaver dhe qytetin iranian të Tabrizit si kryeqytete të Turizmit Islamik për vitin 2017 dhe 2018, respektivisht.
Në fund të sesionit të tyre 9-të në kryeqytetin e Nigerit, ministrat përgëzuan planet e përgatitura nga institucionet relevante për zgjedhjen e qytetit të Konias, Turqi, si kryeqytet i Turizmit Islamik për vitin 2016.
Ministrat përtërinë angazhimin e tyre në forcimin e përpjekjeve për të krijuar ndërgjegjësimin në lidhje me tërheqjet turistike në vendet e Organizatës së Konferencës Islamike (OKI) përmes shkëmbimit të filmave dokumentarë. Ata dënuan nivelin e shkatërrimit, vjedhjet dhe plaçkitjen e objekteve historike dhe të monumenteve për shkak të terrorizmit dhe ekstremizmit të armatosur në Shtetet Anëtare.
Ministrat gjithashtu miratuan një rezolutë për zhvillimin e turizmit në Shtetet Anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI) në 2 vitet e ardhshme dhe i bëri thirrje institucioneve përkatëse të OKI-it për të mbështetur procesin e zbatimit të programit, duke përfshirë krijimin e një portali elektronik të turizmit islamik dhe skenën e kuzhinës dhe festivale kulturore.
Rezoluta përshëndeti ofertat e bëra nga Republika Arabe e Egjiptit dhe nga Republikën Islamike e Iranit për të organizuar Panairet e Turizmit të 3-in dhe të 4-tin në vitet 2017 dhe 2019 respektivisht.
Ministrat kërkuan nga Shtetet Anëtare që të marrë pjesë në projektin rajonal për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në projektin për rrjetin e parqeve dhe vendpushimeve ndërkufitare në Afrikën perëndimore.
Ministrat i bënë thirrje të gjitha Shtetet Anëtare dhe institucionet relevante për të promovuar turizmin islamik nëpër hotele, vendpushime, ushqime hallall, argëtuese dhe objekteve sportive në një mënyrë të pajtueshme me Sheriatit Islam. Ata gjithashtu bënë thirrje për futjen e shenjave turistike Islame në forumet ndërkombëtare.
Në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes, Presidenti i Republikës së Nigerit Issoufou Muhamedu tha se sektori i turizmit është një mbështetje e rëndësishme për ekonominë dhe zhvillimin e shteteve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI). Ai shtoi se potenciali i madh turistik në Shtetet Anëtare kërkon që vëmendja më e madhe t'i përkushtohet sektorit që ofron mundësi punësimi dhe ka ndikim në sektorë të tjerë të ekonomisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ijad Amin Madani në fjalën e tij theksoi se mbajtja e konferencës në Niger është shumë e rëndësishëm. Përveç se Nigeri është gjerësisht i njohur për trashëgiminë e tij kulturore dhe për mikpritjen e ngrohtë, Ijad Madani tha se mbajtja e konferencës në Niger ringjallë besimin në sigurinë dhe stabilitetin e këtij vendi të madh afrikan. Ai më tej tha se turizmi ofron 1 në çdo 11 vende pune në nivel global dhe se shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, kanë pranuar rreth 147 milionë turistë në vitin 2013, në krahasim me 156 milionë turistë në vitin 2009 dhe se kthimi tek turizmi ka shënuar një rritje të prekshme deri në 20 miliard dollar .