Kosova

Dr. Numan: Kosova me udhëheqje primitive, provinciale dhe kriminale

Kryetari i partisë së komunitetit boshnjak në Kosovë Dr. Numan Balliç nga “Stranka Demokratske” (SDA), ka thënë se Qeveria e Hashimit dhe e Isës, nuk mund ti mbërrijnë rezultatet e nevojshme për heqjen e vizave për qytetarët tanë. Ngase sipas tij, kryeministri Mustafa dhe Hashim Thaçi, janë lidhur ngushtë me korrupsionin dhe kriminalitetin, dhe se të dytë duhen të gjykohen sipas ligjeve te Kosovës ose ligjeve ndërkombëtare. Më tej kreu i SDA-së, duke folur për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, e ka hedhur poshtë qëndrimin e kryeministrit Mustafa, i cili ditë më parë pati thënë se Thaçi do të jetë president, por nuk e ka mohuar se presidentja aktuale znj. Atifete Jahjaga, mund të jetë edhe për një mandate në krye të shtetit.

 “Sa i përket deklaratës e Isës, ajo është larg realitetit të cilin ai aspak nuk e kupton. Rrethanat në Kosovë janë ndryshuar në këtë masë, sa që mungon mbështetja elementare për zgjidhe e Hashimit, edhe pse ai nuk e ka numrin mjaftueshëm të deputetëve, as përkrahjen e amerikanëve, por as edhe të qytetareve dhe opinionit kosovar, i cili është i ngopur me këto udhëheqje primitive, provinciale, dhe kriminale të Kosovës”.

Kosova duhet te jetë me shikimin përpara, me forca të reja, me individ te rinj, me njerëz të ndershëm, të aftë, me bindje dhe besim te vërtetë, një ambient krejtësisht të ri që do të lirohet për elitën e re politike në Kosovë, ne te cilën nuk guxon te këtë hapësire për kriminelet dhe qeveritarët e korruptuar.

Pjesë nga intervista me dr. Numan Mustafa për portalin Zarf Info.