Kina ndërton aeroplanmbajtësen e dytë
Kina po ndërton aeroplanmbajtësen e dytë, e cila do të jetë në tërsi prodhim i teknologjisë vendore, është kumtuar nga Ministria kineze e mbrojtjes. Zëdhënësi i ministrisë Jang Jujan në konferencën për gazetarë ka thënë se anija e cila është e rëndë 50.000 tonelata po ndërtohet në limanin verior Dalian.
Kina aktualisht posedon vetëm një aeroplanmbajtëse”Liaoning” i cili është blerë nga Ukraina, e pastaj është dërguar në Kinë. Kjo anije akoma pret që numri i aeroplaneve të kompletohet. Tensionet për shkak të modernizimit të hovshëm të marinës kineze po rriten. Jang ka thënë se anija e dytë po ndërtohet me ndihmën e teknologjisë vendore , me përvojën të cilin e kanë pas me rastin e përshtashmërisë së mbajtëses së parë për nevojat e veta.
Kina viteve të fundit me shpejtësi po e rrit flotën e saj detare duke ia shtuar fregatat, destrojerët dhe nëndetëset nukleare. Modernizimi i hovshëm i marinës kineze është dëshirë e Kinës që të forcojë fuqinë e saj përtej bregdetit të saj. Këto ambicie kanë rrit tensionet në mes vendit me më së shumti banorë në botë me Japoninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera juglindore aziatike.
Burimi: Al Jazeera