Mbi 100 gazetarë të vrarë në vitin 2015, shumica në vendet 'paqësore'
Janë vrarë 110 gazetarë në mbarë botën në vitin 2015, njoftuan të martën Reporterët Pa Kufijë (RSF), duke paralajmëruar se janë vrarë me qëllim për punën e tyre në vendet gjoja paqësore.
Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë janë vrarë në krye të detyrës në këtë vit, dhe 43 gazetarë vdiqën në rrethana që janë ende të paqarta, tha grupi mbikqyrës në raportin e tij përmbledhës vjetor.
U vranë 27 gazetarë të tjerë jo-profesional dhe shtatë punëtorë të tjerë mediave.
Numri i lartë i vrasjeve kryesisht i atribuohet dhunës të qëllimshme ndaj gazetarëve dhe tregon dështimin e iniciativave për të mbrojtur personelin e mediave, thuhet në raport, duke bërë thirrje që Kombet e Bashkuara duhet të veprojnë.
Në veçanti, raporti hedh dritë mbi rolin në rritje të 'grupeve jo-shtetërore - Shpesh për grupet ekstremiste të tilla si Daesh (ISIS-i) - në kryerjen e mizorive kundër gazetarëve.
Në vitin 2014, sipas raportit, dy të tretat e gazetarëve të vrarë ishin në zonat e luftës. Por në vitin 2015, ishte e kundërta: Dy të tretat janë vrarë në shtetet 'në paqe' '.
Krijimi i një mekanizmi të veçantë për zbatimin e së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve është absolutisht thelbësore, tha Sekretari i Përgjithshëm i Reporterëve Pa Kufijë (RSF), Christophe Deloire.
'Grupet jo-shtetërore kryejnë mizori ndërsa shumë qeveri nuk janë në përputhje me detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.
Për 110 gazetarët e vrarë këtë vit ka nevojë për një përgjigje më emergjente. Një përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për sigurinë e gazetarëve duhet të emërohen pa vonesë .
67 vdekjet shtojnë numrin e gazetarëve të vrarë në 787, të cilët u vranë me vetëdije apo u vranë gjatë punës së tyre që nga viti 2005, tha organizata me qendër në Paris. Në vitin 2014, ka pasur 66 viktima të tilla.
Të shkatërruar nga lufta, Iraku dhe Siria kanë qenë vendet më të rrezikshme në botë këtë vit për gazetarët, me 11 –të viktima në Irak dhe 10-të në Siri, sipas raportit të Reporterëve Pa Kufijë (RSF).
E treata në listë ishte Franca, ku tetë gazetarë janë vrarë në një sulm nga grupet ekstremiste në janar 2015 në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo, në një sulm që tronditi botën.
Në Siri, qyteti verior i Halebit u përshkrua si një fushë e minuar për gazetarët profesionistë dhe gazetarët jo profesionalistë.
Të kapur në mes të palëve të ndryshme në konflikt që nga viti 2011, gazetarët janë të detyruar të përfundojnë si viktima kolaterale, duke u marrë peng nga grupe jo-shtetërore (të tilla si Daesh, (ISIS) Al - Nusra ose të Ushtrisë së Lirë Siriane) apo grupe të tjera, thanë Reporterët Pa Kufijë (RSF).
Ata që u vranë në Siri, duke përfshirë një gazetar i pavarur japonez, Kenji Goto, ekzekutimi i të cilit nga grupi Daesh (ISIS) u zbulua në një video makabre në muajin janar.
Raporti i të Reporterëve Pa Kufijë (RSF), kanë shënuar edhe Indinë, ku nëntë gazetarë janë vrarë që nga fillimi i vitit 2015, disa prej tyre për raportimin e krimit të organizuar dhe lidhjet e tij me politikanët dhe të tjerët për mbulimin e minierave të paligjshme.
India me pesë gazetarë të vrarë në rrjedhën e punës së tyre dhe katër për arsye të pasigurta, për këtë arsyeja ajo renditet më poshtë se Francaë, ku shkaku i vdekjes është i njohur.
Vdekjet e tyre konfirmojnë pozitën e Indisë si vendi më vdekjeprurës i Azisë për Raportin e Reporterëve Pa Kufijë (RSF), personelin e medias, para Pakistanit dhe Afganistanit, thotë raporti i Reporterëve Pa Kufijë (RSF), duke i kërkuar qeverisë indiane për të krijuar një plan kombëtar për mbrojtjen e gazetarëve.
Në Bangladesh, katër gazetar laik janë vrarë në aktet e pretenduara nga ekstremistët lokalë.
Pasiviteti i autoriteteve të Bangladeshit përball kësaj gjakderdhje ka nxitur një klimë të mosndëshkimit që është jashtëzakonisht e rrezikshme për gazetarë qytetarë, tha raporti i Reporterëve Pa Kufijë (RSF).
Raporti ka vendosur në qendër të vëmendjes 54 gazetarë të cilët u mbajtën peng në fund të vitit 2015, 26 prej tyre në Siri, dhe 153 gazetarë të cilët ishin në burg, 23 prej tyre në Kinë dhe 22 në Egjipt.
Burimi: AFP