Turqi

Davutogllu lut Nikolliqin të pajtojë Erdoganin dhe Putinin

Tomisllav Nikolliqi, kryetari i Serbisë, ka thënë se kryeministri i Turqisë Ahmet Davutogllu gjatë vizitës së tij në Beograd e ka lut atë që të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënive të Turqisë me Rusinë.

“Nuk kam ndikuar unë në atë, kjo ishte lutja e kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutogllu, i cili ka kërkuar nga unë që ta pranoj. Në konstatimin tim se nuk është mirë që ka ardh gjer te ky konflikt dhe se Rusia është e nevojshme Turqisë sikurse edhe Turqia Rusisë, dhe se pasojat mund të jenë aftagjate, dhe se neve tradicionalisht jemi gjthmon pranë Rusisë, kryeministri turk Ahmet Davutogllu  është përgjigjur:”Unë e di që jeni mik i madh i Rusisë. E di që jeni edhe mik i Turqisë dhe ju lus të jeni lidhje në mes nesh që të mundem prap të vendosim marrëdhëniet e mira në mes neve”, theksoi Nikolliqi.

Tomisllav Nikolliqi shtoi se kryeministrit turk i ka përcjell se Serbia është e vogël që të ndërmjetësojë në mes fuqive të mëdha, por atij i është thënë nga kryeministri turk Ahmet Davutogllu:”Serbia për Turqinë është vendi i madh dhe paraqet mbështetje të madhe dhe është faktor stabiliteti në Ballkan”.

“Kam vendos që miqëve tonë në Rusi të përcjell dëshirën tonë. Kjo ishte e gjitha. Nuk kam pranuar ndërmjetësimin, porse vetëm e kam dëgjuar propozimin e tyre të cilin e konsideroj së është i mirë”, theksoi kryatari serb. Nikolliqi thekson se do të ishte e mirëseardhur për të në çoftë se do të vie gjer te bisedimet në mes dy vendeve, duke përkuktuar se njëherë kjo ka ndodh pikërisht këtu në Beograd.

Në konstatimin se ka pranuar misionin e pamundshëm pasi që vështirë është të bindish Rusinë për diç që është treguar e pasaktë, kryetari serb Nikolliqi ka thënë:” Davutogllu më ka lut që të përpiqeëm të vendos kontaktin. Nuk do të ndërmjetësoja me siguri, po të më kishte kërkuara se dëshiron luftë, por kur më tha se do ai të pajtohet, unë konsideroj se obligimi im ishte që këtë të përcjell palës ruse”.

Burimi: sputniknews