Cili hoxhë ishte mësuesi i Lavdim Muhaxhirit dhe të tjerëve në ISIS?
Hoxhë Zekria Qazimi, është personi kryesor që i rekrutonte të rinjtë kosovarë për në ISIS. Hoxhë Qazimi nga Gjilani, të cilin shteti po e mbanë të paraburgosur në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, nën akuzat për terrorizëm, gjithashtu është i akuzuar se ka bërë predikime ekstreme radikale në xhaminë “El-Kuddus” në Gjilan.
Të gjitha këto punë të regrutimit në Siri, imami i akuzuar për terrorizëm, nuk i kryente i vetëm. Ilir Berisha, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Sadat Topojani, Ilir Krraba e Liridon Kabashi ishin vetëm disa nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët edhe ishin arrestuar bashkë me imamin, në gusht të vitit të kaluar. Derisa procesi gjyqësor ndaj tyre tashmë ka nisur
Dy vëllezërit Hysni e Ibrahim Kabashi përfundon të vrarë gjatë luftimeve atje. E të njëjtin fat, në Siri, e gjeti edhe Basri Sylejmani. Derisa, Liridon Kabashi u arrestua me tu kthyer në Kosovë.
Njëzetekatërvjeçari nga Gjilani, Ridvan Haqifi, me kohë u shndërrua në një nga terroristët shqiptarë më të njohur dhe monstruoz që luftonte përkrah ISIS’it. Me urdhër nga Kosova të Zekria Qazimit, Ridvani e pasoi Lavdrim Muhaxherin në drejtimin e xhihadistëve shqiptarë në këtë organizatë në Siri. Edhe pse Muhaxhiri, njëjtë si Haqifi, kishin raporte të afërta me Zekria Qazimin, që e konsideronin mësues të tyre.
Por, rekrutimi i kosovarëve për ISIS nga ‘grupi’ i hoxhës Qazimi nuk kishte përfunduar me kaq. Madje më vonë, të rinjtë e interesuar për t’u nisur drejtë Sirisë lajmëroheshin vetë në numrin e Zekria Qazimit dhe tregonin gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur thirrjeve dhe ligjëratave të imamit për t’i mbështetur ‘vëllezërit e tyre myslimanë’ që çdo ditë vriteshin në Siri e Irak.
E kjo mund të ketë shkaktuar një përplasje të vogël mes shqiptarëve që luftonin atje. Udhëheqësi i terroristëve shqiptarë në Siri, Ridvan Haqifi, nuk i jepte leje Kabashit që të kthehej mbrapa. E ky i fundit detyrohet t’i kërkojë ndihmë hoxhës, pasi e kishte ndarë mendjen që të kthehej te babai, i cili i kishte mbetur i vetëm në shtëpi.
Kështu, 27 vjeçari, Liridon Kabashi, me t’u kthyer në shtëpinë e tij i kishte rrëfyer Policisë së Kosovës për shkuarjen e tij në Siri dhe të gjitha përjetimet e atjeshëm. Derisa ishte arrestuar disa muaj pas, më 14 gusht 2015 së bashku me Zekrija Qazimin dhe pesë të tjerë dhe ngarkohen me tri vepra penale që lidhen me terrorizëm: rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Edhe imami Zekria Qazimi disa herë dyshohet të ketë qenë në Siri e Irak përgjatë viteve 2012-2014. Hera e fundit që ai kishte shkelur këtë pjesë të Azisë, sipas këtyre mesazheve që ka siguruar Gazeta Express, kishte qenë marsi i vitit 2014.