Amerike

FBI-ja thotë se: 94% e sulmeve terroriste në SHBA, që nga viti 1980, janë nga jomuslimanët

New York –

 Sipas FBI-së, 94 për qind për qind e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1980 u kryen nga jomyslimanët.

Muslimanët janë fajësuar çdo herë kudo që është kryer ndonjë  sulm terrorist nëpër botë.

Që nga sulmet e 11 shtatorit 2001, (9/11)  në tokën amerikane, kuptimi i terrorizmit ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me muslimanët dhe Islamin.

Pas sulmeve të Parisit të 13 nëntorit 2015 dhe të shtënat  në San Bernardino në Kaliforni, fanatizmi, urrejtja, diskriminimi dhe dhuna kundër muslimanëve është rritur në një nivel të rrezikshëm.

Megjithatë, sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI)-së, ka pasur më shumë akte të terrorizmit në tokën amerikane kryera nga latino-amerikanët  dhe hebrenjtë sesa nga muslimanët.

Sipas Huffington Post, për më tepër, Evropa ka vuajtur nga mbi 1.000 sulme terroriste në pesë vitet e fundit, në të cilat më pak se 2 për qind e kriminelëve kanë qenë muslimanë.

Muslimanët kanë vrarë më pak se 0,0002 për qind  të amerikanë të vrarë që nga 11 shtatori  2001, sipas Terrorizmi Muslimano-Amerikan në 2013,  studim i kryer nga Universiteti i Karolinës së Veriut.

Shtetet e Bashkuara pësuan rreth 14.000 vrasje në vitin 2013. Që nga viti 11 shtatori i vitit 2001, terrorizmi musliman-amerikan ka marrë  jetën e 37-të  njerëzve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga më shumë se 190.000 vrasjeve gjatë kësaj periudhe, vuri në dukje i njëjti studim. 

Sipas Organizatës  Çmimi Nobel , gati gjysma (5) nga 12-të  Çmimet e fundit Nobel  për Paqe janë dhënë muslimanëve.

Lidhshmëria mes Islamit dhe terrorizmit ka promovuar një nivel të intolerancës dhe fanatizmit ndaj muslimanëve në mbarë botën.

Pas të shtënave terroriste San Bernardino, Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama u bëri thirrje amerikanëve që të përmbahen nga fajësimi i Islamit dhe muslimanëve për terrorizëm. 

Kryetari i Shteteve të Bashkuara paralajmëroi se ISIS-i  dhe organizatat tjera terroriste duan të provokojnë një luftë tjetër në mes Perëndimit dhe Islamit, ndërkohë që rritet frika në mesin e qytetarëve.

Fajësimi i fesë Islame  - një religjioni të tërë - për aktet e kriminelëve krijon një ndarje midis muslimanëve dhe jomuslimanëve, e rritë urrejtjen dhe dhunën.


 

Shënim:

Karla Dieseldorff është fituese e çmimeve për  aktrim dhe regji.

Ka diplomuar në Universitetin e Florides Qendrore. Ajo paraqitet shpesh në filma, seriale televizive, komerciale, në shtyp  dhe shou programe  televizive etj.