Problemet Sociale

Raporti i Qendrës Amerikane…: Numër rekord i amerikanëve vdesin nga pirja e alkoolit

Alkooli është duke i mbytë  amerikanë në një shkallë të paparë në të paktën 35 vjet e fundit, sipas të dhënave të reja federale.

Në vitin e kaluar, 2014, më shumë se 30.000 amerikanë kanë vdekur nga alkooli,  një shkallë e paparë  në të paktën në 35 vitet e fundit, sipas të dhënave të reja të qeverisë amerikane.

Në vitin 2014, ka pasur 30,722 të vdekur nga helmimi me alkool dhe cerozë, ose 9.6 vdekje për 100,000 banorë, një rritje prej 37 për qind që nga viti 2002, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ky numër i vdekjeve shkaktuar  nga alkooli, nga aksidentet si pasojë në gjendje të dehur, aksidente të tjera, dhe vrasjeve të kryera nën ndikimin e alkoolit, tha Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Nëse në këto statistika përfshihen,  edhe numri vjetor i vdekjeve të shkaktuara direkt ose indirekt nga alkooli do të jetë afër  90.000. 

Philip Cook, profesor në Universitetin Duke, i cili studion modelet e konsumit të alkoolit dhe efektet e tyre, thotë se për kokë banori konsumi i alkoolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë në rritje që nga fundi i viteve 1990-ta.

Që nga përhapja, popullariteti i pirjes i së alkoolit ka tendenca që për   kokë banori të rritet numri i vdekjeve  për shkak të alkoolit, “ shkroi ai në një email për Washington Post. 

Në vitet e fundit, ekspertët e shëndetit në Shtetet e Bashkuara  janë përqendruar gjerësisht në vdekjet e mbidozë nga droga , si heroina e tjera, të cilat janë rritur me shpejtësi që nga fillim të viteve 2000.

Por, në vitin 2014, më shumë njerëz kanë vdekur për shkak të alkoolit  sesa nga mbidozë  e heroines, sipas Qendrës  Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Rritja e pirjes të alkoolit tek femrat është veçanërisht e dukshme. Përqindja e femrave që piijnë `çdo muaj ose më shpesh u rrit nga 47.9 në vitin 2002 në 51.9 në vitin 2014.

Burimi: Press TV