Gjermania mikpritëse e Garave Kur’anore në Evropë
Edicioni i 4-të i Garave Kur'anore Evropiane do të mbahet në Gjermani më 25 - 27 mars 2016.
Qendra Kur’anore në Gjermani (Dar-ul-Kur'an) do të organizojë garat në seksione të ndryshme për burrat dhe gratë.
Sipas faqes së internetit të kësaj qendre, në këtë garë do të përfshihen kategori të ndryshme si mësimi përmendësh i Kur’anit, recitimi dhe konceptet apo idetë Kur’anore dhe thirrja e Ezanit për namaz.
Garat Kur’anore kanë për qëllim promovimin e kulturës dhe mësimet Kur'anore, duke hapur rrugën për zbulimin, zhvillimin e talenteve Kur'anore, dhe duke siguruar një vend për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në mesin e aktivistëve të Kur'anit në Evropë.
Muslimanët nga të gjitha shkollave e mendimit islamik që banojnë në Evropë mund të marrin pjesë në këto gara.
Ata të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në kategorinë e Këndimit të Kur’anit duhet të paraqiten në komitetin organizues të Qendrave Kur'anore në vendet evropiane ose të dërgojnë një video clip të këndimit të Kur’anit përmes emailit.
Për më shumë informacion vizitoni http://www.haus-des-koran.de/pobj, telefononi +494022948615 ose dërgoni një email tek news@izhamburg.com.
Fituesit e Garave Kur’anore do të përfaqësojnë vendet evropiane në Garat Kur’anore Ndërkombëtare në mbarë botën.
Numri i muslimanëve që jetojnë në Europë, përveç Turqisë, vlerësohet të jetë më shumë se 45 milionë.
Sipas Forumit Pew, ka rreth 20 milionë muslimanë në Bashkimin Evropian.
Burimi: IQNA News