70-të vende do të marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Unitetit Islamik në Teheran, Iran
Edicioni i 29-të i Konferencës Ndërkombëtare të Unitetit Islamik do të mbahet në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, më 27-29 dhjetor 2015, tha një zyrtar.
Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, sekretari i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave Islamike të Mendimit (WFPIST) Ajetullah Muhsin Araki tha se tema e konferencës së këtij viti është KRIZA AKTUALE NË BOTëN MUSLIMANE”.
Ai ka thënë se ashtu si vitet e kaluara, ky edicion do të zhvillohet në rastin e mbarë në ditëlindjen e Pejgamberit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.), e cila shënon Javën e Unitetit Musliman.
Sipas Ajetullah Araki, mbi 300 figura të shquara dhe studiues musliman nga 70 vende do të marrin pjesë në konferencë.
Ai tha se do të jetë 12 komisione të specializuara të cilat do të diskutojnë tema të ndryshme duke përfshirë Gjendja e Botës Muslimane Sot, Lëvizja e Rezistencës së Dijetrëve, Gruaja dhe Familja, Rinia, Akademikët, Shkenca dhe Teknologjia etj.
Ajetullah Muhsin Araki vazhdoi duke thënë se një program i veçantë është planifikuar për të qartësuar mesazhet e Letrës së Dytë për Rininë Perendimore, të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei.
Konferenca e 29-të Ndërkombëtare e Unitetit Islamik do të përurohet në Sallën e Samitit Islamik në Teheran, Iran, të dielën, më 27 dhjetor 2015.
Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani është planifikuar për të hapur Konferencën.
Konferenca mbahet për çdo vit dhe organizohet nga Forumi Botëror për Afërsinë e Shkollave Islamike të Mendimit (WFPIST), me qëllim të promovimit dhe forcimit të unitetit në mes muslimanëve në botë.
Burimi: IQNA News