Kosova

Duke uruar Ditëlindjen e Jezusit, harruam Ditëlindjen e Muhamedit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava sot ka uruar Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë festën e Kërshëndellave.  Kryetari i BIK-ut me qëllim apo pa qëllim ka harruar se besimtarët Musliman sot gjithashtu e kanë edhe Ditëlindjen e profetit Muhamed , apo mos ndoshta ka ndërruar fetvan, e mos ndoshta donë të e ndalojë festimin e mevludit  siç e ndaloi ISIS-i ?

Kur ndalemi të analizojmë këto intriga, tollovi  e dredhi që paraqiten në mesin e qytetarëve, shumica prej nesh duke pirë kafe e duke u sugjeruar me njëri tjetrin , në fund dalim të zhgënjyer nga veprat e Qeveritarëve, e hiq më mirë nuk janë edhe klerikët fetarë si Naim Tërnava, që luajnë me ndjenjat tona fetare e kombëtare.

 “Të gjithë meshtarëve dhe besimtarëve katolikë, kam nderin dhe respektin që t'ju përgëzoj me urimet më të sinqerta. Kërshëndellat kanë për simbolikë lindjen, e cila te njerëzimi sjell mesazhin e lajmit të mirë që reflekton gëzimin, mirësinë e dashurinë. Populli ynë gjithherë është solidarizuar me gëzimin e hidhërimin e vëllait; është kjo vlerë që e kultivuan paraardhësit tanë, të cilët na i lanë amanet urtësinë, respektin për tjetrin dhe mbi të gjitha vëllazërinë tonë”, thuhet në urimin e Myftiut Tërnava.

“I nderuar Ipeshkëv. Në këtë ditë feste, duke Ju uruar ngrohtësi e lumturi Juve dhe besimtarëve Tuaj edhe një herë, shpreh përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të kultivuar mirëkuptimin, paqen, dashurinë e vëllazërinë si vlera të pacenuara të populli tonë”, thuhet ndër të tjera në urimin e myftiut Tërnava.