Shqipëri

Puna e OJQ –Humanitare në Shqipëri - 17 jetim shqiptarë në duart e ISISI-it !!!

Eh, kush mund ta dinte se këta fëmijë jetim  që  rriteshin me ndihmat e Shoqatave Humanitare,  sot do të përfundonin në duart e Ushtarëve të ISIS-it që edukohen e frymëzohen me ekstremizëm dhe me mësime kriminele me synim të mbrojtjes së fesë islame.

Menjëherë pas luftës së Kosovës,  paraqitjen edhe sektet fetare të cilat funkcionuan herë përmes disa Bashkësive Islame e herë përmes shoqatave humanitare. Këto Ojq në statusin e tyre zakonisht kishin regjistruar një nen për  dhënien e ndihmës grave veja dhe përkrahjen e fëmijëve në shkollim dhe në ndihma humanitare mujore që kryesisht këto  fonde vijnë nga Arabia Saudite, Kuwaiti, Katari e tjerë përmes hoxhallarëve ose përfaqësuesve të shoqatave joqeveritare .

Raportimet se 17 fëmijë jetimë nga Shqipëria kanë përfunduar në duart e Shtetit Islamik ka bërë që shoqëria civile dhe shoqatat që i mbrojnë të japin alarmin për rreziqet dhe situatën në të cilën ndodhet kjo kategori.

Në ditët e fundit raportohet se 382 jetimë nga Shqipëria u trafikuan dhe po shfrytëzohen në rrugët e Londrës, ndërsa 17 fëmijë të tjerë përfunduan në duart e ISIS që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe trafikantët në Ballkan.

Ndaj Ilir Çumani nga Shoqata e Jetimëve kërkoi ngritjen e një task force mes institucioneve të sigurisë për të parandaluar trafikimin dhe abuzimin me fëmijët.

Ish-presidenti, Alfred Moisiu, i vlerësoi të pamjaftueshme institucionet që kujdesen për këtë kategori ndaj edhe kërkoi që shteti të ngritët në nivelin e përgjegjësisë që ka.

“Janë të pamjaftueshme për vetë arsyen se këta njerëz kanë nevojë për ngrohtësi, kanë nevojë për edukim” ka thënë Moisiu.

Në tryezën “Të gjithë frontalisht kundër abuzimit me fëmijët jetimë” morën pjesë personalitete të njohura në fushën e politikës, medias, OJF, aktorët institucionalë politikbërës e ligjzbatues.