Egjipt

Pesë protestues të vdekur gjatë përleshjeve në Egjipt

Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë u plagosën, pasi policia egjiptiane përdori forcë të tepruar kundër protestuesve anti - qeveritar në kryeqytet, Kajro dhe në qytetin e Aleksandrisë.


      Sipas Press TV, katër protestues, duke përfshirë një 15 - vjeçar, u vranë në Kajro, ku policia lëshoi ​​gaz lotsjellës dhe gjuajti në protesues për t’i shpërndarë përkrahësit e kryetarit të përmbysur, Muhammed Mursi. Protestuesit dolën në rrugë, pas namazit të xhumasë, për të  denoncuar referendumin për kushtetutën.


     Një tjetër protestues u vra në qytetin Fajoum, që ndodhet rreth 100 kilometra në jugperëndim të Kajros.


    Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në pjesë të tjera të Egjiptit, duke përfshirë qytetin verior bregdetar të Aleksandrisë, qytetin e Gizës në Deltën e Nilit, në Portin Suez dhe Gadishullin e Sinait.


     Vala më e re e trazirave vjen pas një referendumi dy-ditorë për kushtetuten, që shpresohej se do t’i jepte përleshjeve vdekjepruese në të gjithë vendin. Qeveria ushtarake që u instalua pritet të shpallë rezultatet zyrtare të shtunën, më 18 janar 2014.