Forcat izraelite arrestojnë një palestinez 8 vjeçar në Jerusalemin e pushtuar
Forcat izraelite të martën arrestuan një palestinez 8-vjeçar në Jeruzalemin Lindor të pushtuar, thanë dëshmitarët.
Dëshmitarët thanë se forcat izraelite e kanë ndaluar fëmijën, që ishte gati për të hyrë në një treg afër Portës së Luleve të Qytetit të Vjetër, dhe e çuan në një stacion të afërt të policisë izraelite.
Me zëdhënësin e policisë izraelite nuk mund të kontaktohet, dhe arsyeja për ndalimin e tij është e panjohur.
Që nga fillimi i muajit tetor, forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 2,044 palestinezë, 345 prej të cilëve kanë qenë fëmijë, sipas dokumentacionit nga ana e grupit të të drejtave të njeriut Addameer.
Grupi i të drejtave Defence for Children International-Palestinë ka zbuluar në muajin korrik se në gjysmën e parë të vitit 2014 , 86 për qind e fëmijëve palestinezë kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës fizike gjatë arrestimit apo gjatë marrjes së tyre në pyetje .
Grupi shtoi: Keqtrajtimi i fëmijëve palestinezë mbetet i përhapur dhe sistematik në sistemin e paraburgimit ushtarak izraelit ndërsa fëmijët të arrestuara nga forcat izraelite kur të arrijnë në qendrat e marrjes në pyetje nga izraelitët janë me duar e sy të lidhur dhe privohen nga gjumi.
Burimi: Ma’an