Kulturë

Brezi Kur'anor ka për të çliruar Jerusalemin (Kuds-in)

Udhëheqësi  i lartë i Hamasit, Ismail Hanijeh
Udhëheqësi i lartë i Hamasit, Ismail Hanijeh

Kreu i lartë i Hamasit, Ismail Hanijeh theksoi se brezi Kur’anor  dhe besnik i Palestinës do të çlirojnë Quds (Jerusalemin) dhe Xhaminë al-Aksa në të ardhmen e afërt.

Duke folur në një ceremoni të diplomimit për studentët e Kur'anit në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ai shtoi se kushdo që beson mund të fiton kundër armiqëve të tyre edhe pa armë,  njoftoi agjencia e lajmeve Safa.

Ai theksoi se brezi Kur'anor i Palestinës ka arritur fuqinë  dhe trimërinë  nga Kur'ani dhe Suneti i Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.).

Ismail Hanijeh vazhdoi duke thënë se burrat dhe gratë që kanë besim dhe që veprojnë sipas Kur'anit kanë qëndruar kundër pushtuesit sionist, duke shtuar se brezi Kur'anor i Palestinës së shpejti do të çlirojë qytetin e shenjtë të Jerusalemit (El Kudsi)  dhe  Xhaminë Al-Aksa  nga pushtimi.

Ceremonia u zhvillua për të nderuar 200 nxënës që u bënë hafizë, të cilët kanë arritur të mësojnë të gjithë Kur'anin përmendësh.

Burimi: IQNA News