Anglia

Ngjarja “E dua Muhammedin” në Londër

Stadiumi Wembley në kryeqytetin e Anglisë, në Londër, ishte   dëshmitar i një ngjarje të paparë, të dielën, që është mbajtur për të shënuar përvjetorin e lindjes së Profetit Muhammed (a.s.).


    Të dielën, më 12 janar, 2014, në stadiumin e famshëm Wembley është shfaqur programi me titull  ” Pejgamberi i Mëshirës ”, një eveniment i  organizuar nga Fushata e dua Muhammedin për të shënuar përvjetorin e lindjes së Profetit Muhammed.

     Fushata e dua Muhammedin është themeluar në vitin 2013 nga Forumi Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islam.
     Ngjarja e së dielës erdhi në kohën kur myslimanët në të gjithë globin janë duke u përgatitur për të shënuar Javën e Unitetit.


     Programi filloi me këndimin Kur'anit, pastaj u paraqitën folësit e  ftuar, duke përfshirë këtu edhe Ajetullah Muhsen Araki, Akademikun Tarik Ramadan, politikanin e Partisë së Punës, Ken Livingstone, Lordin Ahmed Nazir, anëtar i Dhomës Britanike të Lordëve, së bashku me Faruk Murad, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Musliman të Britanisë.


    Ngjarja ka përfshirë edhe disa shfaqje frymëzuese muzikore, si edhe Ekzpozita Hixhabi, Galeria e Arteve Islamike, Ceremonia Award dhe shumë pika të tjera.


     Ajatullah Araki, i cili erdhi nga Irani, është Kryetari i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islam ( WFPIST ), i cili mori pjesë në këtë ngjarje si një drejtues kryesor.


     Në fillim të muajit, pikërisht më 7 janar,  ai kishte njoftuar se Konferenca e 27-të Ndërkombëtare e Unitetit Islamik do të fillojë punën në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, në këtë muaj, ku do të marrin pjesë  me qindra dijetarë të shquar islamë dhe mendimtarë do të jenë të pranishëm.


     Ajatullah Araki, gjithashtu, kishte vërejtur se 380 mendimtarë të shquar shi’itë dhe sunnitë, dijetarët dhe figurat fetare nga 58 vende do të marrin pjesë në Konferencën e 27- të  të Unitetit Islamik Ndërkombëtar, që do të mbahet më 17-19 janar, 2014.