Serbia

Vendimi për NATO-në është çështje e brendshme e Malit të Zi

Ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane malaziase ka kumtuar të mërkurën se institucionet e këtij shteti, para se gjithash Parlamenti, vendos për anëtarëisnë e plotë në NATO dhe se nuk është e udhës që palët  tjera të theksojnë qëndrimet e tyre lidhur me këtë. Kjo është përgjigjja e Podgoricës në deklaratën e ministrisë së punëve të jashtme ruse të cilin e ka publikuar agjencioni shtetëror rus TASS, e pastaj e kanë përcjell mediat podgoricase, në të cilin Moska insiston në mbajtjen e referendumit në Malë të Zi për anëtarësimin  në NATO. Zëdhënësja e ministrirë ruse Marija Zakarova ka thënë se situata në Malë të Zi është e rëndë, dhe më pak se gjysma e popullatës malaziase nuk e përkrah hyrjen e shtetit në NATO. Flasim për krizën politike të brendhsme, përcjellur me demostrata. Prandaj, ndarjet e thella edhe më tej ekzistojnë në shoqërinë malaziase, para se gjithash lidhur me çështjen e anëtarësimit të këtij shteti në NATO”, ka thënë ajo. Moska për këtë shkak konsideron se qytetarët malazias do të duhej që në referendum të përcaktohen dhe kjo do të ishte manifestimi i demokracisë.

“Për mënyrën e vendosjes për anëtarësimin e plotë në NATO vendosin institucionet e Malit të Zi, para se gjithash Parlamenti, dhe se në këtë rast nuk është e udhës që palët e treta të përcaktojnë qëndrimet se si institucionet do të duhej të deklarohen për çështje të brendshme”, është kumtuar nga minsitria e punëve të jashtme dhe integrimeve europiane të Malit të Zi.

Kryeministri malazias Milo Gjukanovqi të hënën ka thënë se nuk ekziston detyrimi ligjor e as nevoja poltike për shpalljen e referendumit për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në NATO, por se vendimi i tillë është në kompetencat e Parlamentit. Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, ai ka thënë se Kushtetuta e Malit të Zi nuk përshkruan organizimin e referendumit për hyrje në NATO dhe parlamenti ”absolutisht ka mandatin që të sjell vendimin për këtë çështje”.

Burimi: Al Jazeera