İran

Imami musliman sunni: Uniteti në Iran është i pakalueshëm

Imam sunni,  Mamusta Mullah Kadir Kadir
Imam sunni, Mamusta Mullah Kadir Kadir

Uniteti  i qëndrueshëm në Republikën Islamike të Iranit është i pakalueshëm, tha udhëheqësi, imami sunni  i  Namazit të Xhumasë  i qytetit Paveh të Iranit. 

Imami musliman sunni  i Namazit të Xhumasë  në Paveh, Iran, Mamusta Mullah Kadir Qadiri  ka përshëndetur solidaritetin ekzistues në mes të popullit iranian duke theksuar, uniteti i qëndrueshëm në Republikën Islamike të Iranit është i pakalueshëm.

Uniteti i muslimanë shiitë dhe sunnitë  në Republikën Islamike të Iranit në fakt është fryt i udhëheqësit të mençur, liderit të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, vuri në dukje autoriteti fetar sunni duke theksuar se sikur të mos ishin autoritetet fetare, populli iranian nuk do të kishte  siguri dhe as për të promovuar  afrimin në shoqëri.

Mullah Mamusta Kadir Kadiri  vazhdoi të theksojë  mbi rolin e unitetit që mund të nxjerr në pah nga grackat e armiqve.

Në vende të tjera në fjalën e tij, autoriteti fetar musliman sunni vuri në dukje tubimin e miliona muslimanëve shiitë dhe sunnitë në Qerbela, duke shtuar se tubimi i qetë  ishte rezultat i vizionit dhe vetëdijes së muslimanëve.

Duke kritikuar aktivitetet e grupeve tekfiriste si ISIS-i (Daesh) imami musliman sunni  i qytetit Paveh tha se këto grupe e kanë devijuar rininë dhe i ka nxitur ata për t’i çuar përpara objektivat e tyre me dashje në rajon.

Burimi: TNA