İran

Ajetullah Kazim Sediki: Marshi i Arbainit tregoi madhështinë e përkushtimit, besimit

Ajetullah Kazim  Sediki
Ajetullah Kazim Sediki

Një autoritet i lartë fetar iranian e përshkroi pjesëmarrjen masive të këtij viti të vizitorëve musliman shiitë në ritualet Arbainit si një manifestim i përkushtimit të muslimanëve për Imam Hussejnin (as.).

Duke iu drejtuar besimtarëve në hytben, predikimin e Xhumasë  në Teheran, Iran, Ajetullah Kazim Sediki shtoi se marshimi masiv për Arbain  në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, në Irak, gjithashtu tregoi përkushtimin dhe besimin e thellë të njerëzve.

Ai tha se miliona vizitorë marshuan në qytetin e shenjtë të Qebelasë, pavarësisht të gjitha kërcënimeve nga grupet terroriste si Daesh (ISIS).

Autoriteti i lartë fetar i falënderoi ata që janë përfshirë në organizimin e ceremonive të Arbainit dhe qeverinë e Irakut dhe njerëzit që i mirëpritën vizitorët.

Arbaini  shënon ditën e 40-të pas përvjetorit të martirizimit të Imamit të tretë shiit, Imam Hussejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë në betejën e Qerbelasë, në vitin 680.

Rreth 27 milion vizitorë musliman shiitë nga mbi 60 vende u tubuan në Qerbela për Arbain për të marrë pjesë në ritualet e zisë të Arbainit.

Ajetullah Kazim Sediki më tej iu referuar zhvillimeve të fundit në rajon, duke paralajmëruar se vendosja e paligjshme e trupave të Turqisë  në Irakun e veriut do të jetë e dëmshme për Ankaranë  dhe gjithë rajonin.

Nuk ka logjikë prapa kësaj çështjeje (dislokimit të trupave), tha ai.

Ai shtoi se populli musliman i Turqisë nuk do të jetë i kënaqur me qasjen e gabuar të qeverisë së tyre ndaj shteteve fqinje dhe vendet muslimane, duke i bërë thirrje zyrtarëve turq që të përqëndrohen në sigurinë dhe ekonominë e vendit të tyre si dhe për të respektuar vlerat Islame.

Irani dënon vendosjen e trupave të Turqisë  në Irak dhe rekomandon zyrtarët turq për të ndaluar zbatimin e masave që do të çojë në izolimin e vendit të tyre, tha ai.

Turqia vendosi qindra trupa të premten e kaluar  dhe armatime të rënda në zonat përreth qytetit verior të Irakut, Mosul, i cili tani është i pushtuar nga grupi tekfirist ISIS (Daesh).

Iraku ka dënuar fuqishëm dislokimin, duke e quajtur atë si një shkelje flagrante e sovranitetit të tij. Zyrtarët irakianë kanë kërcënuar se do të ndërmarrin veprime kundër Turqisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Burimi: IQNA News