Ajetullah Ali al-Sistani kritikon praninë e trupave turke në Irak
Autoriteti i lartë fetar i Irakut ka folur kundër pranisë së trupave turke në veri të vendit, në një bazë ushtarake pranë qytetit të Mosulit, të pushtuar nga ‘Shteti Islamik’ apo ISIS-i.
Përfaqësuesi i tij, Ahmed el-Safi, transmetoi fjalët e Ajetullahut të Madh, Ali al-Sistani gjatë një predikim të së premtes në qytetin e Qerbelasë.
Ajetullah Ali Al-Sistani këshilloi Turqinë, duke thënë se ajo nuk duhet të kishte dërguar trupa në territorin e një shteti tjetër nën pretekstin e mbështetjes së luftës kundër terrorizmit, dhe i bëri thirrje qeverisë së Irakut për të mbrojtur sovranitetin e Irakut.
Turqia ka pasur trupa afër Mosulit që nga viti i kaluar, por ardhja e trupave shtesë javën e kaluar shkaktoi një tronditje në Bagdad. Ankaraja më pas ndaloi vendosjen e trupave të reja.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Turqia nuk do të tërheqë trupat tashmë të stacionuar në Irak.
Burimi: AP