Rusia krijon “hartën e re” të Lindjes së Afërt
Rusia po kthehet në Lindjen e Afërt, ndërsa Perëndimi kupton se ishte i ngadalshëm në të kaluarën e afërt dhe se tani Rusia po krijon hartën e vet të rajonit, konsideron ish përfaqësuesi i Turqisë në NATO Umit Pamir.”Perëndimi sheh Lindjen e Afërt si rajon nga e cila Rusia ka dal viteve shtatëdhjeta, ndërsa tani Rusia prap po rikthehet. Perëndimi veten e konsideron të madh e të fuqishëm, por ja se tani është lajmëruar lojtari tjetër(Rusia) e cila udhëheq fjalën kryesore. Ja se pse tani kuptojmë shqetësimin e tanishëm të papritur të Francës dhe Gjermanisë për situatën në rajon”, ka deklaruar Umit Pamir në intervistën për”Huriyet Daily News”. Rusia në kohën e fundit po përzihet me të madhe në situatën në Siri. Në vend gjenden bazat ruse ushtarake ajrore dhe detare. Kjo i jep mundësi Rusisë të kryejë ndryshimet në rajon. Dhe kjo shkakton shqetësimin e madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe vendet tjera perëndimore. Sikurse konsideron ish diplomati, tani Perëndimi kupton se”për atë se shumë gjatë nuk ka punuar, ndërsa hartën e re kryesisht do të formojë Rusia”.
Duke përshkruar marrëdhëniet në mes Rusisë dhe NATO-së, ish diplomati ka deklaruar se Ankaraja gjithnjë ka pas qëndimin e vet në ngjarjet në rajonin e saj. Për këtë shkak disa vende anëtare të NATO-së kanë ndier se neve(Turqia) anëtare e Organizatës, por që kemi qëllime tjera rajonale.” Nga njëra anë, disa aleatët tanë konsiderojnë se Turqia pak është larguar nga NATO-ja. Nga ana tjetër, ata pyesin pse Turqia deklaron për linjën e pavarur të sjelljes, ndërsa troket në derën e tyre kur gjërat pak komplikohen. Ata (vendet perëndimore) flasin: Kur të shihni kërcënimin, ejani tek neve, por çdo herë kur problemet largohen gjuajnë neve sfidat dhe marrin pozitën e skajshme. Kjo në paraqitjen e tyre nuk është në pajtim me anëtarësinë në organizatën perëndimore”, konsideron Umit Pamer. Tani kur mbi rajonin është paraqitur kërcënimi terorist ISIS-i dhe marrëdhënet me Rusinë gjenden në krizë, krijohet bindja se Turqia është më shumë e disponuar ndaj NATO-së, se më parë. Kjo situatë është e keqe, sepse sjellja e Ankarasë shkakton dyshimin tek aleatët e vet nga NATO-ja, ceku ish diplomati. Sipas mendimit të Umitit”lufta e ftohtë kurrë nuk ka përfunduar”. Pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik Perëndimi ka konsideruar se Rusia do të bëhet pjesë e sistemit të tij, por kjo nuk ndodhi. Gjersa të ekzistojnë ndryshimet në interesat gjithnjë do të ekzistojnë konfliktet e reja, konsideron ish diplomati turk Umit Pamir.