Myftiu lavdëron ushtarët për mbrojtjen e kufijve sauditë
Rijad:
Myftiu i Madh, Shejh Abdul Aziz Al-Ashejh ka përgëzuar ushtarët e vendit jo vetëm për ruajtjen e kufijve sauditë, por edhe për mbrojtjen e fesë Islame.
Ushtarët e pozicionuar në kufijtë sauditë janë duke e mbrojtur fenë, vendin dhe Umetin dhe luftojnë për hir të Allahut, tha Myftiu Abdul Aziz Al-Ashejh.
Myftiu i madh i Arabisë Saudite e bëri këtë deklaratë gjatë një fushate të organizuar nga Qyteti Medikal Mbreti Saud (KSMC) në kohët e fundit për të dhuruar gjak për ushtarët.
Fushata është organizuar në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Ulemave (Dijetarët) nën moton Ushtarë trima, ne të gjithë jemi me ju.
Myftiu i Madh Shejh Abdul Aziz Al-Ashejh, edhe kreu i Komisionit të Përhershëm për Hulumtime dhe Lëshimin e Fetvave Islame, këshilloi trupat që të kenë frikë Allahun, sepse ju jeni Muxhahidë duke luftuar në emër të Allahut.
Nga ana e tij, Shejh Abdullah Al-Mutlak, këshilltar në Gjykatën Mbretërore dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Ulemave, ju tha ushtarëve:
Ju, në zonat kufitare, jeni më mirë se bota në të cilën jetojmë tani.
Në anën tjetër, Dr. Fahd Al-Mexhid, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ulemave, ka lavdëruar përpjekjet e Qytetit Medikal Mbreti Saud (KSMC) KSMC për organizimin e dhurimit të gjakut.
Kjo fushatë për dhurimin e gjakut ka dy mesazhe. Njëri është për të gjithë vendin dhe qytetarët e saj në lidhje me rëndësinë e dhurimit të gjakut , tha ai. Dr. Fahd Al-Mexhid shtoi se tjetra është për ushtarët që të njohin dhe të kuptojnë se ne jemi plotësisht në mbështetje të tyre, duke shtuar se dhurimi i gjakut ka shumër rëndësi.
Dr. Haitham Al-Falah, drejtor ekzekutiv i Qytetit Medikal Mbreti Saud (KSMC) shtoi se fushata vjen si një çështje e detyrës kombëtare pasi gjaku dhurohet për ushtarët që kujdesen për rehatinë dhe mbrojtjen tonë.
Ai ka falënderuar Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Ulemave për pjesëmarrjen e tyre në fushatë.
Burimi: Arab News