John Kerry udhëton drejt Moskës
Celeste Wallander zyrtari i Këshillit të Sigurisë nacionale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se shefi i diplomacisë amerikane John Kerry gjatë kësaj jave do të vizitojë Rusin dhe se atje do të bisedojë me zyrtarët e atjeshëm për bartjen e pushtetit në Siri. Wallanderi ka thënë se është e mundshme të vie gjer te marrëveshja në mes zyrtarëve amerikan dhe rus për zëvendësimin e Beshar al Asadit. Shefi rus i diplomacisë Sergej Lavrovi ka reaguar në deklaratën e ministrit amerikan të punëve të jashtme se po bisedojnë me Rusinë për zëvendësimin e Beshar al Asadit. Ai ka deklaruar se Rusia nuk do të ndalet me përkrahjen e kryetarit sirian, dhe se vendimi është në duart e popullit sirian se a do të mbetet Asadi në pushtet apo jo. Javën e kaluar sekretari shtetëror amerikan John Kerry ka theksuar:”Duam të ndërrojmë Asadin, e jo regjimin e tij”. Në rast se ndodh, shtrohet pyetja kush do të mund të zëvendësoj?
Duke mësuar leksionin nga fiaskoja në Irak, SHBA-të dhe aleatët e tij perëndimore shpresojnë që të ruajnë infrastrukturën shtetërore të Sirisë që të shmangen kaosit i cili do të mund të sjell ndryshimi i regjimit në Damask.
Disa emra përmenden kur kemi të bëjmë me periudhën kalimtare në Siri. Më i shquari është ish nënkryetari Faruk Shara, i cili është në arrest shtëpiak nga fillimi i revolucionit. Zgjedhja e tij do të mund të ishte kompromis. Shara do të mund të përgjigjej edhe partisë në pushtet Baath por edhe opozitës. Me çasjen kritike të cilin e ka pas ndaj qëndrimit të Asadit gjatë revolucionit, Shara ka fituar simpatinë e shumë aktivistëve opozitar.
Mamluku do të mund të konsiderohet njëri nga personaliteti i cili do të mund të”kënaq edhe palën ruse e amerikane” në aspektin e ekspertëve ushtarak dhe të sigurisë të shërbimeve të ardhshme të Sirisë. Poashtu njëri nga ata mund të jetë edhe ish gjenerali i gardës republikane Manaf Tlas i cili në vitin 2012 është larguar në Parisë me pëlqim të heshtur të shërbimit sekret francez. Ndërsa për vendet tjera në kabinetin e ri, njoftohet se Moska ka bërë listën e 38 aktivistëve opozitar, në mesin e të cilit gjenden edhe ish kryetar të koalicionit kombëtar, Ahmet Xhabar, Moaz Hatab dhe Hadi Bar, si dhe lideri i tanishëm Halid Hoja. Kjo listë përfshin edhe figurat opozitar sikurse që janë Mishel Kilo, Muhamed Tajfur dhe Muhamed Kabash. Arabia Saudite ka përpiluar listën prej 20 emrave, ndërsa Egjipti listën prej 10 emrave, në përgjithësi ky proces do të jetë shumë i ndërlikuar.
Burimi: globalcir