Anglia

Procesioni i 35-të i Arbainit më 6 dhjetor 2015 në Marble Arch, Londër

Mijëra njerëz morën pjesë në procesionin vjetor për Abain në Angli, organizuar nga Shoqata Islamike ‘Imam Hussejni’ në Angli, të dielën.
Mijëra njerëz morën pjesë në procesionin vjetor për Abain në Angli, organizuar nga Shoqata Islamike ‘Imam Hussejni’ në Angli, të dielën.

Mijëra njerëz morën pjesë në procesionin vjetor për Abain në Angli, organizuar nga Shoqata Islamike ‘Imam Hussejni’ në Angli, të dielën.

Organizatorët e një marshimi kundër ISIS-it në Londër  të irituar kanë folur edhe kundër mediave, pasi mediat dështuan për të mbuluar protestën kundër ISIS-it.
Edhe pse muslimanët shiitë marrin pjesë në marshin vjetor për të shënuar Arbainin, ditë zije, në përvjetorin e shehidllëkut të Imam Hussejnit- një udhëheqës i shekullit të shtatë, që luftoi për drejtësi sociale - këtë vit organizatorët vendosën të përdorin ngjarjen si një platformë për të denoncuar terrorizmin, pas sulmeve të fundit terroriste të ISIS-it në Bejrut, Paris, Bejrut dhe gjetkë.

Organizatori Waqar Haider ka thënë: Këtë vit kemi pasur qindra e pankarta të cilat në thelb kanë këto porosi 'jo' për terrorizëm’ dhe  'jo' për ISIS-in. Një mesazh shumë i drejtpërdrejtë.

Për ne kjo është një lëvizje e këndërthënëse politike. Normalisht ne nuk e përzijim politikën me ditën e zisë. Por me atë që ka ndodhur kohët e fundit, ne menduam se duhej të sigurohemi që ne si një komunitet tërësisht të distancojmë  veten me atë që po ndodh kudo në botë.

Pavarësisht nga kjo, organizatori, Mr. Waqar Haider tha se demonstrata nuk ka tërhequr vëmendjen e mediave kryesore për shkak të stereotipeve.

Kjo është ngjarja më e vjetër vjetore e muslimanëve në Londër, por për fat të keq është shumë e vështirë për të marrë ndonjë mbulim mediatik, tha ai.

Unë mendoj se është për shkak të stereotipeve. Njerëzit e shohin tërë komunitetin musliman si një bashkësi.

[Por] komuniteti musliman është një komunitet shumë i ndryshëm, me shumicën dërmuese që tmerrohet nga ISIS-i.

Me rastin tonë, kemi pasur kaq shumë njerëz me prejardhje të ndryshme etnike. Kjo është më shumë një ngjarje familjare, ajo është tërheqëse për njerëzit.

Vullnetari, Muhammed Al-Sharifi, gjithashtu,  komentoi  mungesën e mbulimit mediatik të kësaj ngjarje.

Në një shkrim ai tha: Qindra muslimanë vërshuan rrugët e Londrës dje ku dënuan terrorizmin. Përgjigja mediave: Heshtje!.

Postimi i tij është pëlqyar  më shumë se 5000 herë.

Përdoruesit e tjerë të mediave sociale, gjithashtu, besojnë se demonstratat duhet të kishin mbuluar tërësisht, gjërësisht ngjarjen.

Mr. Al-Sharifi tha për The Independent: Unë mendoj se arsyeja e përgjithshme e mediave  përse nuk e ka mbuluar ngjarjen është për shkak se unë nuk mendoj se shkaku për të shitur gazetat. Është thjesht, nuk është mjaft interesante..

Për fat të keq [disa] media kanë shkuar për ngjarjen që në një farë mase mund të jetë përçarëse. Nëse një grup i muslimanëve bën diçka të mirë, kjo nuk përmendët fare apo feja nuk përmendet. Por, nëse dikush ka diçka [negative], ajo është në faqën e parë dhe feja e tyre, Islame përmendët.

Kjo është kur ushqehesh  me këtë urrejtje dhe demonizohen muslimanët. 

Ai tha se media duhet të ketë rritjen e nivelit të përgjegjësisë për të krijuar një shoqëri kohezive.

Arsyeja përse unë kam shkruar është sepse unë mendoj se njerëzit e kuptojnë se ka një ndryshim të madh midis asaj që ata janë duke u ushqyer nga media dhe realiteti i përditshëm dhe ndërveprimet që ata kanë me muslimanët në punë, në shkollë.

Mr. Muhammed Al-Sharifi  i bëri thirrje udhëheqjes së vendit për të luftuar Islamofobinë.

Procesionet e Arbainit u zhvulluan në vende të tjera në mbarë botës, duke përfshirë Irakun, Nigerinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë veprimtarisë të këtij viti në Kano, një sulmues vetëvrasës i Boko Haram vrau të paktën 21 persona.

Arba'iin (arabisht: الأربعين, dyzet), Chehelom. (Persian: چهلم,  dyzet [ditë] ) është një respektim fetar  i muslimanëve shia që ndodh  pas dyzet ditësh, Arbain. Në këtë ditë përkujtohet  martirizimi i Hussejn ibn Aliut, nipi i Profetit Muhammed (paqa qoftë mbi te), e cila bie në ditën e 20 të muajit Sefer. Imam Hussejni ibn Aliu dhe 72 shokë të tij u martirizuan nga ushtria e tiranit Jezid në betejën e Qerbelasë në vitin 61 të Hixhretit apo në vitin  680-të sipas kalendarit Gregorian.

Arbaini është një nga tubimet më të mëdha në botë,  në të cilën deri në 30 milion njerëz shkojnë në qytetin e Qerbelasë në Irak.

Arbaini është tubimi më i madh vjetor në botë, me numrin e vizitorëve që tani  tejkalon numrin e haxhinjve që shkojnë në Qabe, në Mekë. Kumbh Mela, një vind që vizitohet shumë në Indi, tërheq shumë vizitorë, por ky vend vizitohet një herë në çdo tri vjet.

Burimi: Indepedent