Interpoli: Deri në 2.500 marokenë luftojnë për ISIS-in
Interpoli pretendon se nga 25.000 xhihadistët që janë bashkuar me ISIS-in në Siri dhe Irak rreth 2000 deri në 2500 janë marokenë, sipastë dhënave të publikuara nga organizata ndërkombëtare policore (interpol).
Këto të dhëna, rreth numrit të xhihadistëve marokenë, u publikuan pas një një takimi të fundit të mbajtur në Seville, Spanjën, nga Grupi Punues i Interpolit për Luftëtarët Terrorist të Huaj.
Të dhënat rreth numrit janë përditësuar kohët e fundit nga organizata të sigurisë, janë në përputhje me shifrat e mëparshme të publikuara në fillim të vitit që përmendi të njëjtën sasi të xhihadistëve marokenë.
Institucioni ka kryer regjistrimin e 25.000 terroristëve që u bashkuan për të luftuar në Irak dhe Siri. Në këtë regjistrim janë shënuar në mes 2.000 deri në 2.500 marokenë apo xhihadistë marokenë , sipas së përditshmes Assabah.
Gazeta në gjuhën arabe ka thënë se shifrat e ofruara nga Interpoli kanë të bëjnë me një total prej 50 shteteve të botës.
Marokenët përfaqësojnë rreth 10 për qind të totalit të terroristëve në të gjithë Lindjen e Mesme. Hetuesit gjithashtu arritën të identifikojë më shumë se 5.800 identitete terroriste.
Autoritetet marokene këtë vit kanë shkatërruar më shumë se 15 grupe të vogla terroriste.
Shënim:
Artikulli është shkruar nga Shehrezade Bloul.
Shehrezade Bloul -Scherry është një gazetare e pavarur australiane.
Ajo aktualisht është duke studiuar Gazetarinë dhe Komunikimin në Universitetin e Kanberas, është afër doktoratures…
Burimi: MW News