GJILAN - Proteston kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi
Sot me 12 dhjetor 2015, në orën 13:00, në sheshin para Teatrit të Qytetit në Gjilan u mbajt manifestim kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi. Në këtë manifestim qytetarët u shprehën masivisht për vullnetin e qytetarëve të Anamoravës për një shtet sovran e funksional.
Qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës vazhdimisht i kanë kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës. Kjo pjesë e Kosovës, është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik, për të cilin na thoshin se është kompromisi i dhimbshëm i fundit, e që doli të jetë veç kaparja për “Zajednicën”. Po ashtu, banorët e kësaj pjesë i kanë parë për së afërmi gabimet e Qeverisë së Kosovës në demarkacionin me Maqedoninë. Prandaj, qytetarët e Anamoravës nuk do të lejojnë që të shumfishohen këto dëme, as përmes “Zajednicës”, e as përmes demarkacionit me Malin e Zi.
Në këtë manifestim protestues u fol për marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, duhet të tërhiqen menjëherë. Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon ta bëj një gjë të tillë, atëherë le t’i hedhë marrëveshjet në referendum, dhe le të vendosë populli i Kosovës për to. Nëse Qeveria nuk guxon as të organizojë referendum, atëherë duhet që vendi menjëherë të shkojë në zgjedhje.
Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Ismail
Kurteshi sot u pa në këtë manifestimin, ndonëse ai ka të shqiptuar një masë të
arrestit shtëpiak. Kurteshi tha se nuk
ndjen se ka bërë thyerje, duke then veë se i është përgjigjur thirrjes së
mijërave qytetarëve të Gjilanit për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe
demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. “Nuk do të ikë, nuk kam pse të ikë”, ka
thënë Kurteshi.