Marrëveshja për ndryshimet klimatike në Paris
Pas dy javësh bisedimesh të vështira në Paris, të shtunën është harmonizuar drafti i marrëveshjes për ndryshimet klimatike. Qëllimi është që në fillim të kufizohet rritja e temperaturës në nivel global nën dy shkallë, e pastaj 1,5 shkallë. Parashikohet edhe zvogëlimi i emetimeve të gazrave të dëmshme, të cilët kërcënojnë plotësisht të prishin klimën. Për të gjitha këto ndryshime është e nevojshme paraja, dhe se është parashikuar financimi për vendet në zhvillim prej 100 miliard dollarësh në vit gjer në vitin 2020. Ministri francez i punëve të jashtme Laurent Fabius porositi se në rast se marrëveshja aprovohet, do të jetë e obliguar. Marrëveshjen e ka vlerësuar si masë historike për transformimin e ekonomisë botërore të cilët rinisin lëndë djegëse fosile dhe orientimin e tij drejt kufizimit të nxehtësisë së tokës.
“Përgjegjësia jonë historike është e madhe”, ka thënë Fabiusi mijëra zyrtarëve të pranishëm, në mes tjerash edhe kryetarit francez Hollande dhe sekretarit shtetëror amerikan John Kerryt. Fabiusi e quajti marrëveshjen
‘të balancuar dhe historik” për botën. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon bëri ftesë vendeve pjesëmarrëse të kuptojnë se ky është”çasti i fundit”. “Ka ardhur koha. Duhet të kuptojmë se në interesin nacional të të gjithë vendeve është të zgjidhet ky problem. Në rast se e zgjidhim lokalisht, rezultatet do të jenë të dukshme globalisht. Natyra na dërgon vërejtje serioze. Bota është e kërcënuar se kurrë më pare. Duhet të dëgjojmë prognozat e shkencëtarëve. Duhet të mbrojmë planetin nga e cila varemi”, ka thënë Ban Ki Mooni. Kryetari francez Hollande ka porosit se vendet anëtare duhet të kuptojnë se marrëveshja ka rëndësi globale, edhe pse drafti nuk i kënaq kërkesat e të gjitha vendeve.
“Ky është çasti historik. Kurrë nuk do të jemi më afër se tani që jemi. Para nesh është hapi i fundit, në të cilën duhet të tregojmë seriozitetin dhe përgjegjësinë. Bota varet nga neve. Të jeni në dijeni se paraqitni njerëzit të cilëve është e nevojshme ndihma e juaj”, konsideron Hollande. Ministri Fabius ka theksuar pikat kyçe: qëllimi ambicioz për kufizimin e rritjes së temperaturës globale në më pak se dy shkallë Celsijus, 100 miliard dollar në vit për financimin e vendeve bë zhvillim pas vitit 2020 dhe cikli pesëvjeçar për shqyrtimin e zbatimit të premtimeve të cilët i kanë dhëne shtetet për ndërmarrjen e aksioneve për zvogëlimin e emetimeve të gazit serrë. Përpjekja e fundit që të arrihet marrëveshja globale e cila u mbajt në Kopenhagen në vitin 2009 ka përfunduar në kaos. Ka përfunduar ashtu që kryetari amerikan Barack Obama”me force” ka hyrë në takimin e Kinës me vendet tjera dhe ka përfituar koncesione të caktuar për kufizimin e emetimeve gjer në vitin 2020.Burimi: Al Jazeera