Republika islamike e iranit me nipin e imam homeinit ne politikë
Negociatat intensive disamuajshe ndërmjet Iranit dhe fuqive madhore botërore kanë dominuar në titujt kryesorë në vitin 2015.
Në vitin 2016 duket se do të shihen shenjat e para se si marrëveshja e arritur do ta përcaktojë të ardhmen e Republikës Islamike. Viti 2016, kur do të zgjidhet parlamenti i ri, ka potencial për ta formësuar këtë instutcion të përkushtuar në ligjet kuranore që mund të sjell edhe më shumë ndryshiem për të mirën e vendit iranit.
Me 26 shkurt planifikohen zgjidhjet madhore në Republikën Islamike të Iranit, me gjasë para se sanksionet ekonomike ndërkombëtare të tërhiqen dhe derisa marrëveshja hyn në fuqi diku në gjysmën e parë të vitit 2016, premtojnë se ky do të jetë vit vendimtar në Iran.
Ky vit është shumë kurajoz sepse në politkë do të aktivizohet edhe pasardhësi i liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, për ansamblen e ekspertëve dhe për pjesëmarrje dhe ndryshime në politikë.
Ndryshim parlamentar?
Përbërja aktuale parlamentare, që është zgjedhur në vitin 2012, në krye me Presidentin e tanishëm i të Iranit, Hassan Rohani i cili u përkushtua për reforma ekonomike dhe sociale si bashkëveprim me komunitetin ndërkombëtar, për ta mbyllur gjendjen e tensionuar për shkak të programit atomike kontestues të Iranit, bëri ndryshime të dukshme gjatë mandatit të tij presidencial
Alireza Nader është ekspert për Iranin në Rand Corporation ai konsideron se kampi i Rohanit do të ketë hapësirë për të arritur shumë përfitime edhe nëse nuk arrinë të jetë presidentin në mandatin e dytë të udhëheqësisë.
Vendimi për liderin suprem
Asambleja e Ekspertëve e ka për detyrë selektimin e liderit suprem të Iranit dhe monitorimin e punës së tij.
Analisti i njohur iranian, Reza Alijani, shprehet se është vështirë të parashihet se çka do të ndodhë.
“Shoqëria iraniane është përplot me befasi”, thotë ai dhe shton se “nëse forcat politike, shoqëria civile dhe qeveria, bëhen aktive, veçanërisht në procesin e verifikimit, atëherë ne mund të shohim ndonjë ndryshim në Asamblenë e Ekspertëve”.
Një kartë e fuqishme potenciale e shton kureshtjen për Asamblenë e Ekspertëve.Hassan Khomeini, nipi i themeluesit të Repubkiës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini, ka hyrë në politikë, ndërsa shikimi i tij është drejtuar kah Asambleja e Ekspertëve.
Ky person është përshkruar si reformist, i cili beson se qëllimet e Revolucionit Islamik të gjyshit të tij janë keqkuptuar. Raportohet se ai është i afërt me ish-presidentin reformist, Mohammad Khatami, i cili ishte në qeverisje në periudhën 1997 – 2005.
Po ashtu, kandidat është edhe Akbar Hashemi Rafsanjani, figurë politike e qendrës, i cili ishte president në periudhën 1987 -97 dhe ka shërbyer si shef i Asamblesë së Ekspertëve, prej vitit 2007 e deri në vitin 2011.
Pra, duket se të gjitha gjasët janë që viti zgjedhor 2016 do të jetë përplotë me tensione politike.
Pjesërishtë e marrë nga një analizë e Fatmirë Bujupit