Rusia

7.500 Xhami të themeluara në Rusi gjatë presidencës së Putinit

Një autoritet lartë musliman i Rusisë tha se rreth 7500 xhami të reja janë themeluar në Rusi gjatë presidencës së Vladimir Putinit. 

Shejh-ul-Islam Talgat Taxhuddin tha se xhamitë janë ndërtuar nga muslimanët e Rusisë , njofton faqja e internetit e Qendrës Islamike të Kaukazit.

Ai the se ndërtimi i kaq shumë xhamive është i pashembullt  duke shtuar se numri i xhamive është shumë më i lartë se sa që janë  ndërtuar gjatë sundimit të ish-presidentit Boris Jelcin dhe udhëheqësit të fundit të Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov.

Islami është feja e dytë më më e përhapur në Rusi. Pakica muslimane përbën  rreth 15 për qind të popullsisë së Rusisë.

Në vende të tjera në fjalën e tij, Shejh-ul-Islam Talgat Taxhuddin i  referohet  ekstremizmit dhe aktiviteteve terroriste të grupeve të tilla të Daesh (ISIS), duke u bërë thirrje të gjithë muslimanëve të bashkohen kundër grupit terrorist tekfirist, ISIS.

ISIS-i është një grup militant që vepron në Irak dhe Siri i cili besohet të jetë i mbështetur nga Perëndimi dhe disa shtete të rajonit arab..

Grupi terrorist pretendon se është shtet i pavarur në territorin e Irakut dhe Sirisë, me pretendimet e nënkuptuara të ardhshme të destinuara edhe mbi  Levant, duke përfshirë Libanin, Palestinën e okupuar, Jordaninë, Qipron dhe  Turqinë Jugore.