Dorëshkrimi i Kur’anit që i atribuohet Imam Hassanit (a.s.) tërheq visitorët në Mash’had
Një dorëshkrim i Kur’anit që i atribuohet Imam Hassanit (a.s.) ka tërhequr shumë vizitorë në ditët e fundit në Muzeun e Imam Rizait (a.s.) n Xhaminë e Shenjtë në Mash’had, në verilindje të Iranit.
Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) , martirizimit të Imam Hassanit (a.s.) dhe Imam Rizait (a.s.), i cili bie në ditët e fundit të muajit hënor të Sefer-it, një numër i madh i vizitorëve në qytetin e shenjtë të Mash’hadit kanë vizituar muzeun, njoftoi Agjencia e Lajmeve Tasnim.
Dorëshkrimi, shkruar në lëkurë dreri, në stilin Kufik, kopja e çmuar e dorëshkrimit të Kur'anit është një nga pikat më të tërheqëse të trashëgimisë historike, shpirtërore dhe kulturore në muzeun e Xhamisë së Imam Rizait.
Dorëshkrimi përmban ajetin 23 të xhyzit (pjesë) 25 të dorëshkrimit të Kur'anit të shkruar në 122 faqe.
Dorëshkrimi i Kur’anit u dhurua nga Shah Abbas Safavi I për Xhaminë e Imam Rizait (a.s.) në vitin 1008 . Dhurata është shkruar, shënuar dhe nënshkruar në faqen e parë të dorëshkrimit, nënshkruar nga Shejh Bahaei.
Në Muzeun, Bibliotekën e Xhamisë së Imam Rizait ka 97.000 libra të shenjtë dhe dorëshkrime dhe prej tyre janë 22.000 librave të shenjtë në dispozicion në thesarin e xhamisë, mbi 100 dorëshkrime të Kur'anit janë atribuar si dorëshkrime të tetë të Imamëve të paster të Ehli Bejtit (a.s.).
Dita e 28 e muajit Sefer (muaji i dytë në kalendarin hënor të Hixhrit) shënon vdekjen e Profetit Muhammed (a.s.). Kjo ditë gjithashtu shënon martirizimin e nipit të Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.), Imam Hassanit (a.s.).
Përvjetori i martirizimit të Imam Rizait (a.s., imami i tetë, i cili u martirizua në ditën e fundit të muajit Sefer, do të përkujtohet nga muslimanët shiitë në mbarë botën.
Burimi: IQNA News