Kulturë

Francis Ford Coppola e citon Kur’anin, e mbron Islamin

Regjisori, producenti dhe skenaristi amerikan, Francis Ford Coppola, citon Kur’anin, mbron Islamin
Regjisori, producenti dhe skenaristi amerikan, Francis Ford Coppola, citon Kur’anin, mbron Islamin

Duke folur gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Festivalin e 15-të Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech, Francis Ford Coppola ka cituar Kur’anin e Shenjtë dhe mbrojti Islamin në një mënyrë prekëse.

Regjisori amerikan, kryetari i Jurisë prej nëntë anëtarësh për Festivalin e 15-të Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech, iu përgjigj një pyetje në lidhje me ngjarjet aktuale dhe kinema për  illionweb media, në të cilën ai foli për Islamin në një mënyrë bindëse.

Në një video nga illionweb, paraqitet kur  Francis Ford Coppola merr mikrofonin për të cituar Kur’anin, në mënyrë të veçantë  kaptinën, Suren Al- Fatiha  duke theksuar mesazhin e paqes, mëshirës, ​​tolerancës dhe dashurisë që porositet, mbrohet, përkrahet nga Libri i Shenjtë, Kur’ani.

Nëse ju e dini se fjalët e para në Kur’an janë:

Në emër të Zotit,  Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit.

Lavdërimi-Falënderimi i takon All-llahut, Zotit (Krijuesit)
të botërave. Sunduesit të Ditës së Gjykimit,  citoi Francis Ford Coppola.

Secili që e njeh këtë fe të bukur që ishte kulmi i qytetërimit në shekullin e XIII-të, e di se në rrënjët e kësaj feje, dy fjalët më të rëndësishme janë se Zoti është i Dhemshur, All-llahu është Mëshirues, dhe ne kemi besim tek Ai Zot  për të udhëzuar, drejtuar nga ky keqkuptim që dëmton njerëzit, shtoi ai. 

Sipas të njëjtit burim, dëshmia e tij e plotë  e së vërtetës solli lotë tek dëgjuesit në sallë dhe i la ata pa fjalë.  

Francis Ford Coppola, i lindur 7 prill 1939 në Detroit, Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është regjisor, producent dhe skenarist. Disa nga filmat e tij më të famshëm janë trilogjia The Godfather, Apocalypse Now, dhe Bam Stoker’s Dracula.

Ai është në mesin e gjashtë njerëzve në histori  të Academy Award që ka marrë çmimin Oscar për drejtimin, prodhimin dhe skenarin, si dhe një nga tetë prducentët e filmave që ka fituar dy Çmime të Palmës së Artë.


Burimi: MWNews