Kulturë

Letra e udhëheqësit drejtuar rinisë perëndimore, një pikëpamje e vërtetë nga Bota Muslimane

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei

Ambasadori i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ( OKB) e përshkroi Letrën e fundit të Udhëheqësin Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid  Ali  Hamenei për të rinjtë e Perëndimit si një këndvështrim i mirëfilltë nga brenda Botës Muslimane.

Duke folur në një takim të enjten në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Ghulam Ali Hushru tha se letra kishte për qëllim paraqitjen e një këndvështrim të mirëfilltë për të rinjtë nga brenda Botës Muslimane në luftën kundër terrorizmit.

Letra, i cili u publikua më 29 nëntor 2015, i bëri thirrje të rinjve në Perëndim për të ndihmuar të hapin terrenin për ndërveprim të zgjeruar me Botën Muslimane.

Kjo ishte hera e dytë që Udhëheqësi Suprem, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei i ka drejtuar të rinjve të Perëndimit një letër të hapur. Në muajin janar, 2015, Ajetullah Hamenei i dërgoi një tjetër letër për të rinjtë e Evropës  dhe të Amerikës së Veriut, duke u kërkuar atyre të studiojnë  Islamin dhe të marrin  informacion të dorës së parë në lidhje me Islamin para se të pranojnë propagandën e qeverive të tyre.

Letra e Udhëheqësi Suprem të Revolucionit Islamik erdhi kundër sulmeve,  akteve  të terrorizmit në të gjithë globin të kryera nga grupet tekfiriste terroriste të tilla si Daesh (ISIS), i cili është duke bërë kërdi në Irak dhe Siri. 

Burimi: IQNA News