Kulturë

Dijetari kanadez: Letra e Imam Hameneit, analizë e thellë e rrënjëve të terrorizmit global

Profesori i universitetit, nga Kanada, Denis Rancourt
Profesori i universitetit, nga Kanada, Denis Rancourt

Profesori i universiteti kanadez  e përshkruan letren e dytë të hapur të udhëheqësit suprem të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali  Hamenei për të rinjtë në Perëndim si një analizë e thellë e rrënjëve psikologjike dhe gjeopolitike të terrorizmit global.

Në një mesazh të postuar në faqen e tij në Facebook të martën, Denis Rancourt shkroi: Edhe pse unë nuk jam i ri në moshë, e kam lexuar letren më  29 nëntor 2015, letrën për të rinjtë Perëndimor me interes të madh dhe kënaqësi. Letra me ka kënaqur mendjen dhe zemrën time.

Duke e përshkruar letrën e liderit të Revolucionit Islamik, si një analizë e thellë e rrënjëve psikologjike dhe gjeopolitike të terrorizmit në botë, ai tha: Unë besoj se shpjegimi juaj është krejtësisht i saktë, dhe unë jam i habitur me komunikimin tuaj  rreth kësaj të vërtete.

Profesor Denis Rancourt gjithashtu shpreson se rinia perëndimore do të studiojë   letrën e Ajetullah Hamenei, duke shtuar: Unë shpresoj se letra do të ndihmojë për t’u zgjuar,  një zgjim shumë i nevojshëm për zemrën dhe mendjen e perendimorëve.

Dijetari kanadez më tej tha se Irani është me të vërtetë i bekuar që ka një udhëheqës si Ajetullah Hamenei, duke shtuar se Në Kanada, ne kemi politikanë të pasinqertë dhe të cilët punojnë vetem për interesin e vet, në favor të korporatave dhe në interes të Shteteve të Bashkuara, të cilët flasin banalitete  për mediat kombëtare.

Dijetari, Denis Rancourt është profesor i fizikës i cili u shkarkua nga Universiteti i Otavës, në Kanadë, pasi mbrojti një raport të studentit që akuzonte  universitetin për diskriminimin racial.

Letra e dytë e Ajetullah Hamenei për rininë e Perëndimit u publikua të dielën, 29 nëntor 2015, pas sulmeve të fundit terroriste në Paris.

Në letër, Udhëheqësi i Revolucionit theksoi se kjo është vetëm  për të rinjtë, të  cilët duke mësuar nga vështirësitë e sotme do të jenë në gjendje për të gjetur zgjidhje të reja për të ndërtuar të ardhmen, dhe për të bllokuar rrugët të cilat e kanë çuar Perëndimin në këtë gjendje aktuale.

Letra Udhëheqësit të Revolucionit, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei erdhi kundër valëve të përtërira dhe të përpjekjeve në Perëndim për të përhapur Islamofobinë pas një vargu të sulmeve terroriste të pretenduara nga Daesh (ISIS-i)  që ka tronditur Parisin, më 13 nënto 2015.

Burimi: Tasnim