Arabia Saudite shpenzoi mbi 60-të miliard dollar gjatë nëntë muajve në agresionin kundër Jemenit
Lufta e qeverisë së Rijadit kundër Jemenit i ka kushtuar dhjetëra miliardë Mbretërinë Saudite dhe mori jetën e më shumë se 2.000 ushtarëve Saudit të vrarë në luftime me ushtrinë e Jemenit dhe të forcave popullore gjatë nëntë muajve të fundit, një burim i njohur në Familjen Mbretërore njoftoi të premten.
Arabia Saudite ka shpenzuar mbi 200 miliardë rialë sauditë (mbi 60 miliardë dollarë) për agresionin e tij ndaj Jemenit në nëntë muajt e fundit, shkroi Muxhtehid në tweets e tij të fundit sot.
Muxhtehidi është një veprimtar politik saudit i cili besohet të jetë një anëtar ose ka një burim nga familja mbretërore saudite.
Ai vuri në dukje se ushtria saudite ka humbur mbi 2.000 ushtarë sauditë në luftë me Jemenin, ndërsa mbi 4.850 të tjerë janë plagosur.
Kostoja ditore e luftës për Arabinë Saudite është 750 milionë rial saudit (mbi $ 200 milion dollar), e cila është shpenzuar për blerjen municioneve dhe për logjistikë, ka thënë Muxhtehidi.
Që nga muaji mars, 2015, sauditët kanë udhëhequr një fushatë bombardimesh në Jemen duke vrarë mijëra civilë me pretekstin e shkatërrimit të forcave revolucionare.
Human Rights Watch ka thënë se Arabia Saudite me sulmet ajrore ka vrarë e plagosur civilë pa dallim në kryeqytetin e Jemenit, në Sana'a dhe në vendet të tjera.
Në nëntor, Departamenti i Shtetit Amerikan miratoi shitjen e 1.290.000.000 dollar të ‘smart bombs’ për Arabinë Saudite, pavarësisht raporteve se Mbretëria Saudite ka vrarë dhe plagosur civilë në sulmet ajrore kundër kryengtitësve në Jemen.
Agjencia e Pentagonit Për Sigurim, Mbrojtje, Bashkëpunim (DSCA), e cila lehtëson shitjen e armëve të huajve , njoftohet se ligjvënësit më 13 nëntor 2015 se shitjen e kanë miratuar.
Miratimi hapi rrugën për shitjen, nëse ligjvënësit e bllokojë atë në 30 ditët e ardhshme, një një veprim i tillë është\ i rrallë.
Shitja përfshinte 22.000 ‘bomba të zgjuara’ duke përfshirë edhe 1.000 bomba të llojeve të ndryshme s GBU-10 Paveway II Laser bomba.
Bombat kanë për qëllim të plotësojnë depotë saudite që janë varfëruar nga operacionet e saj ajrore kundër popullsisë civile të Jemenit.
Arabia Saudite është duke e sulmuar Jemenin që 254 ditë për të rivendosur pushtetine ish-kryetarit të larguar, Mansur Hadi, një aleat i ngushtë i Arabisë Saudite.
Agresioni i udhëhequr nga Arabia Saudite deri tani ka vrarë të paktën 7.116 jemenas, duke përfshirë qindra gra dhe fëmijë.
Ish-kryetari i larguar, Mansur Hadi dha dorëheqjen në muajin janar, 2015 dhe refuzoi të rishqyrtojë vendimin pavarësisht thirrjeve nga revolucionarët e Lëvizjes Ansarullah.
Pavarësisht nga pretendimet e Arabisë Saudite se ajo kinse është duke bombarduar pozicionet e luftëtarëve Ansarullah, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë shkatërruar, rrafshuar zona banimi dhe infrastrukturën civile.
Burimi: FNA