İran

Irani kërkon urtësi, mençuri, për zgjidhjen e krizës siriane

Kontestet rajonale, duke përfshirë krizën siriane, duhet të zgjidhen nëpërmjet qasjeve realiste, me urtësi, mençuri,  tha Ministri i Jashtëm i Iranit.

 

     Çështje është ngritur nga Muhammed Xhevad Zarif në një takim me Kryeministrin e Jordanit, Abdullah Ensour, të martën në mbrëmje, më 14 janar 2014.


     Gjatë takimit, zyrtarët e lartë të të dy vendeve shkëmbyen pikëpamjet mbi çështjet e interesit të përbashkët, marrëdhëniet dypalëshe, rajonale dhe zhvillimet ndërkombëtare.


   Muhammed Xhevad Zarif, nga ana e tij, tha se kushtet në rajon janë shumë të ndjeshme sot, dhe nënvizoi nevojën e domosdoshme për fushatë gjithëpërfshirëse kolektive kundër ekstremizmit, terrorizmit dhe dhunës sektare.


     Ne duhet të lëvizim në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të cilat do të parandalojnë terrorizmin nga zgjerimi dhe rritja e mëtejshme , tha diplomati i lartë iranian.


       Për sa i përket marrëdhënieve në mes të Iranit dhe Jordanit, Muhammed Xhevad Zarif përshëndeti hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet e të dy vendeve islamike'.


     Kryeministri i Jordanit, Abdullah Ensour, gjithashtu,  dhe se të dy vendet kanë interesa të përbashkëta dhe bëri thirrje për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Teheranin.

Burimi: Tesnim