Rusia

Rusët ndërprenë ndërtimin e nukleares turke

Zyrtarët turk kanë konfirmuar se pala ruse ka ndërprerë punimet në ndërtimin e centralit të pare nuklear turk. Kontrata për ndërtimin e centralit nuklear në jug të Turqisë është nënshkruar në vitin 2013, me vlerë prej 20 miliard dollar.

Zyrtarët turk theksojnë se pala ruse nuk e ka prish kontratën dhe atë nuk do ta bëjë për shkak të pagimit të gjobave penale të cilët në atë rast mund të imponohen. Turqia po shqyrton mundësinë që projektin të ofrojë kryerësve të rinjë.

Turqia në vitin 2013 ka nënshkruar kontratën me kompaninë ruse Rosatom për ndërtimin e katër reaktorëve me fuqi prej 1200 megavat me të cilin Ankaraja ka dasht të krijojë kushte për pavarësinë gati të plotë të pavarësisë nga importi i energjisë elektrike.

Rosatom në fillim ka premtuar se reaktori i parë në qytetin jugor turk Akkuju do të ishte gati gjer në vitin 2019, por pengesat regulatore dhe problemet financiare kanë ngadalësuar zhvillimin e projektit.

Burimi: : Al Jazeera