Turqi

Turqia blen sistemin mbrojtës antiajror

Turqia ka për qëllim të blejë sistemin mbrojtës antiajror nga kompania francezo-italiane Eurosam. Kanali informativ televiziv Alem duke u thirrur në gazetën ditore turke Aksham përcjell se ia për shkak të situatës së përkeqësuar në kufi me Sirinë ka nis bisedimet me prodhuesin e sistemit antiajror”Eurosam”, ashtu që sa më shpejtë të stacionojë sistemet raketore më kufirin turko-sirian. Pas bisedimeve të dështuara me Kinën, Turqia ka nis bisedimet me kompaninë evropiane”Eurosam” përcjellin mediat turke. Sikurse ceket në rast se kompania evropiane bie dakord  të ofrojë Turqisë teknologjinë për prodhimin e sistemeve antiajror SAMP/T, “Eurosami” të njëjtën çast do të mund të stacionojë bateritë ekzistuese përgjatë kufirit turko-sirian në lokacionet të cilët i përcakton shtabi i përgjithshëm turk.
Turqia më herët ka deklaruar se ka anuluar tenderin me Kinën për prodhimin e komponentëve për sistemin turk antiajror në vlerë prej tri miliard dollarësh. Kina në atë tender ka fituar duke i ofruar Ankarasë teknologjinë, sikurse që edhe një pjesë e prodhimit të sistemit mbrojtës antiajror të realizohet në Turqi. Si arsye për anulimin e tenderit ceket bllokimi në bisedime për kushte konkrete të kontratës me Kinës, dhe se Pekini nuk i ka plotësuar kushtet e Ankarasë, edhe pse mediat kanë shkruar se vendimi për blerjen e sistemeve mbrojtëse antiajrore kineze e ka zhgënjyer Washingtonin dhe ka rezultuar me kritika nga ana e partnerëve të saj në NATO.