Ajetullah Nuri-Hamadani: Perëndimi i ka krijuar grupet tekfiriste për t’i nxitur muslimanët kundër njëri-tjetrit
Fuqitë perëndimore i krijuan grupet tekfiriste si ISIS dhe Boko Haram, si pjesë e një agjende për të nxitur muslimanët të luftojnë kundër njëri-tjetrit dhe të vrasin njëri-tjetrin, tha Ajetullah Nuri-Hamdani.
Duke folur para të studiuesve, intelektualëve, udhëheqësve dhe aktivistëve kulturor në kryeqytetin e provincës iraniane të Kurdistanit , në Sanandaxh, Ajetullah Hussejn Nuri-Hamadani theksoi që t’i kushtohet vëmendje e domosdoshme parimit të rëndësishëm islamik bashkimit dhe shtoi se një nga aspektet e fitores dhe progresi i Revolucionit Islamik ishte shprehja e unitetit.
Shkelqesia e tij, Ajetullah Nuri-Hamdani theksoi nevojën e forcimit të unitetit në shoqëri dhe i bëri thirrje aktivistëve politikë që punojnë në kuadër të sistemit islamik të Iranit, të qeverisë dhe të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të përurojnë mendimin e sistemit të shenjtë islamik të qeverisjes në Iran.
Ajetullah Nuri-Hamadani tha se promovimi i konflikteve të brendshme dhe përçarjeve është një nga arenat e cila është shumë efektive për suksesin e agjendës së armiqve në Botën Islame dhe në këtë mënyrë ne duhet të mbrojmë vigjilencën dhe urtësinë që t’i bllokojmë përpjekjet e tyre për të depertuar tek muslimanët.
Kjo krahinë kryesisht muslimane sunnite është një rajon shumë i rëndësishëm dhe i ndjeshëm kufitar për Iranin, tha dijetari musliman shiit, duke theksuar mbi unitetin e shkollave islamike të mendimit, sidomos në mesin e sunnitëve dhe shiitëve.
Lëvduar qoftë Allahu që në vendin tonë, muslimanët sunitë dhe shiitë jetojnë së bashku dhe nuk kanë probleme me njëri-tjetrin, tha ai.
Ai tha se rruga për shpëtim dhe përparim gjendet duke vepruar sipas Kur’anit dhe sipas Ehl ul-Bejtit, duke theksuar se ky besim është një pikë qendrore për të gjithë muslimanët, sunnitët dhe shiitët.
Për fat të mirë, në këtë krahinë, uniteti dhe harmonia në mes muslimanëve sunnitë dhe muslimanëve shiitëve është shumë e mirë dhe rëndësia dhe madhështia e këtij bekimi duhet të pranohet.
Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, Ajetullah Nuri-Hamadani i referohet rreziqeve të ideologjisë tekfiriste, duke thënë se fuqitë perëndimore i kanë krijuar grupet tekfiriste si ISIS dhe Boko Haram, si pjesë e një agjende për t’i nxitur muslimanët të kthehen kundër njëri-tjetrit dhe vrasin njëri tjetrin.
Ai shtoi se ideologjia tekfiriste është tërësisht e huaj për parimet Islame dhe ne duhet bashkohemi kundër tyre dhe për të luftuar ideologjinë tekfiriste me intelektin dhe njohuritë tona.
Dijetari i njohur theksoi se Islami promovon arritje dhe përdorimin e intelektit dhe dijes, duke shtuar se gjatë Mesjetës, kur Perëndimi nuk kishte dijeni, Islami ishte burimi i dijes dhe me kryqëzatat, Perëndimi shekullarizojë shkencat Islame.
Ajetullah Nuri-Hamadani tha se Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, ka theksuar mbi rëndësinë e Islamizimit të shkencave humane dhe se kjo duhet të bëhet në kontekstin e një xhihadi shkencor.
Burimi: Rasa