Kulturë

Poshtërimi larg nesh, Mësimi më i mirë nga mesazhi i Qerbelasë

Xhamia e Imam Hussejnit në Qerbela, Irak
Xhamia e Imam Hussejnit në Qerbela, Irak

Mësimi më i mirë që ne mund të mësojmë nga tragjedia e Qerbelasë është se poshtërimi është larg prej nesh.

Në mënyrë për të mbajtur gjallë drejtësinë dhe të vërtetën, në vend të një ushtrije apo armatimi suksesi, mund të arrihet me flijimin e jetës: pikërisht ajo që bëri Imam Hussejni [a.s.]. Kjo fjali është një citim nga poeti i mirënjohur indian, Rabindranath Tagore.

Thomas Carlyle, eseisti skocez, shkrimtar, historian dhe filozof, në admirim të ngjarjes historike të Ashures thotë:

Imam Hussejni [a.s.] dhe shokët e tij sqaruan se superioriteti numerik nuk llogaritet kur është fjala për të vërtetën dhe të pavërtetën.

Në të vërtetë, mësimi më i mirë që ne mund të mësojmë nga tragjedia e Qerbelasë është se poshtërimi është larg prej nesh.

Këto ditët e fundit të gjitha rrugët të çonin në Qerbela për përkujtimin e Arbainit. Sipas njoftimeve, miliona besimtarët u tubuan nga mbarë Iraku, Irani, Pakistani, Azerbajxhan, India, Afrika dhe pjesë të tjera të botës.  

Shumica e vizitorëve drejt Qerbelasë ka udhëtuar në këmbë, disa prej tyre zbathur si një shenjë e respekti për vuajtjet e fëmijëve dhe të zonjave të  Shtëpisë së Bekuar (Ehli Bejtit) të Profetit Muhamemed (a.s).

Të veshur me petka të zeza dhe  duke thirrur Ja Hussejn! vizitorët besimtarë  në Qerbela nuk kanë frikë nga terroristët të cilët i kanë kërcënuar ata me bomba dhe raketa. Dëshmi për këtë është prania e femrave, fëmijëve, gratë  me fëmijë të vegjël në karrocë, të moshuarit në karroca dhe madje edhe personat me të meta fizike lëvizin ngadalë por me siguri në këmbët e tyre me aftësi të kufizuara me atë forcë që ju ka mbetur në trupat e tyre.

Sytë e botës janë drejtuar në këtë xhemat  kaq të madh, më i madhi  tubim  vjetor në botë, i cili është shumë i disiplinuar, i vetëdijshëm për Krijuesin e Gjithëpranishëm, i bindur udhëzimeve të Pejgamberit (a.s.) dhe Ehl ul Bejtit (a.s.), të përpiktë në kryerjen e pesë namazeve obligative gjatë ditës, duke respektuar rregullat higjienike dhe të mbushur me dashuri vëllazërore për vizitorët e tjerë, për pushim dhe freskim populli zemër gjërë nën mbikëqyrjen e qeverive të Irakut dhe Iranit  të cilët po konkurojnë me njëri-tjetrin për të siguruar lehtësitë e nevojshme.

Zbatimi i Arbainit përfshin shkuarjen në Qerbela për vizitë në Ditën e Arbainit në Xhaminë e Imam Hussejnit (a.s.) , këndimin e duas ve, lutjes të   të veçantë të quajtur Ziarat ul Arbain.

Duke kryer Ziajaretin ose shtegtimin e Arbainit ne betohemi se do të vazhdojmë për të ndjekur rrugën e drejtësisë, të vërtetën, dhe do të refuzojmë padrejtësinë dhe të flasin kundër shtypësve të kohës. Ne bëjmë një premtim për të vazhduar për të vepruar në tonë sipas mësimit të Imam Hussejnit (a.s.).

Ne e përkujtojmë Arbainin, dita e 40-të e shehidllykut, të Imam Hussejnit  (a.s.). Ne shpresojmë dhe lutemi që këto 40 ditët e përkujtimit të Imam Hussejnit (a.s.) të sjellin një transformim në ne me të cilën ne mund të vazhdojmë të ndjekim  rrugën e Imam Hussejnit (a.s.)  dhe të kryejmë  mesazhin e tij duke mbajtjur drejtësinë me besim të vërtetë dhe një ndjenjë të fortë të sakrificës.

Dita e Arbainit  freskon pikëllimin tonë dhe rinovon aspiratat tona për paqe, siguri, të virtyteve morale dhe drejtësisë. Kur ne të udhëtojmë në Qerbela ose kur  ne e këndojmë të famshmën  Zijaret për këtë ditë, e cila është një nga pesë shenjat e një besimtari të vërtetë siç citohet nga Imam Hassan al Askeri (a.s.). 

Paqja qoftë mbi Hussejnin, i cili dha jetën e tij në rrugën e Allahut dhe të shehidllykut, martirizimit, duke kaluar nëpër mundime të patreguara. Paqja qoftë mbi pengjët e rrethuar nga rrethi i shtrëngimin i pikëllimit dhe të vrarë nga një turmë e egër.

Burimi: IQNA News