Bibla dhe Kur’ani
Të krishterët dhe muslimanët janë më shumë të ngjashëm se sa të ndryshëm. Ju lutem lexoni atë që kam zbuluar.-Robin Scott
1.Jezusi mësoi se ka vetëm një Zot dhe vetëm Zoti duhet të adhurohet siç mësohet në Ligji i Përtërirë 6: 4, Marku 12:29.
Muslimanët gjithashtu besojnë siç urdhërohet në Kur’an:4: 171.
2. Jezusi nuk ka hangër mish derri siç mësohet në Levitiku 11: 7, dhe nuk hanë as muslimanët siç mësohet në Kur’an 6: 145.
3. Jezusi ka përshëndetur me fjalët Selam alejkum (Paqja qoftë me ju) në Gjoni 20:21. Muslimanët gjithashtu përshëndesin njëri-tjetrin në këtë mënyrë.
4. Jezusi gjithmonë thoshte Me vullnetin e Zotit (insha’Allah), muslimanët thonë kështu gjithmonë, siç urdhëron Kur’ani: 18: 23-24.
5. Jezusi lau fytyrën, duart, dhe këmbët para se të lutej. Muslimanët (marrin abdes) bëjnë të njëjtën gjë.
6. Jezusi dhe profetët e tjerë të Biblës u lutën me kokën e tyre në tokë (shih Mateu, 6: 39). Muslimanët (në sexhde) e bëjnë të njëjtën gjë siç shkruan në Kur’an, 3:43.
7. Jezusi kishte mjekërr dhe veshte xhybe. Është traditë, sunet për burrat muslimanë të bëjnë të njëjtën gjë.
8. Jezusi ka pasuar Ligjin dhe besonte në të gjithë profetët, (shih Mateu 5:17). Muslimanët bëjnë gjithashtu siç urdhëron Kur’ani, 3:84 dhe 2: 285.
9.Nëna e Jezusit, zonja Merjeme, është veshur me modesti duke e mbuluar plotësisht trupin e saj dhe ka mbajtur shami, siç shkruan në Bibël, në 1 Timoteut 2: 9, Zanafilla 24: 64-65, dhe Korintasve 11: 6. Femrat muslimane mbajnë veshje modeste të njëjta siç urdhërohet në Kur’an, 33:59.
10. Jezusi dhe profetët e tjerë të Biblës agjëruar deri në 40 ditë (shih Eksodi 34:28, Daniel 10:. 2-6 1Mbretërve, 19: 8, dhe Mateu 4: 1.-Muslimanët e bëjnë këtë, gjatë muajit të Ramazanit muslimanët janë të detyruar të agjërojnë, siç urdhëron Kur'ani, 2: 183), ka edhe një agjërim shtesë prej gjashtë ditësh për të rritur shpërblimet e tyre.
11. Jezusi i mësoi të thonë Paqe në këtë shtëpi kur hynte në shtëpi (shih Bibla, Lluka 10: 5), dhe për ka përshëndetur njerëzit në shtëpi me Paqjaqoftë mbi ju!. Muslimanët e bëjnë pikërisht atë që e bëri Jezusi dhe i siç i këshillonte.
Kur ne hyejmë në shtëpitë tona dhe shtëpitë e të tjerëve themi Bismilah dhe gjithashtu përshëndesim me përshëndetjen es-salamu alejkum (paqja qoftë mbi ju), siç urdhërohet në Kur’an, 24:61.
12. Jezusi ishte bërë synet (rrethprerë). Rrethprerja apo Synetija është sunet apo traditë për djemtë. Sipas Biblës në Luka 2:21, Jezusi kishte tetë ditë kur u bë synet.Në Bibël, Allahu i ka deklaruar Profetit Abraham(Hazreti Ibrahimit a.s.) se kjo (synetija) është një besëlidhje e përjetshme (shih Bibla, Zanafilla 17:13). Sipas Kur’anit , 16: 123 muslimanët janë të detyruar të ndjekin fenë e Hazreti Ibrahimit.
13. Jezusi ka folur në gjuhën aramike dhe e thërriste Zotin Elah, e cila është e njëjtë fjalë si Allah. Gjuha aramike është një gjuhë e lashtë, gjuhë biblike. Kjo është një nga gjuhët semite ku gjithashtu përfshihen gjuha hebraishte, arabe, etiopiane, asiriane dhe akadiane.
Fjala Elah në gjuhën aramike është e njëjtë si fjala Allah në arabisht.
Emri i Zotit Elah në gjuhën aramike e ka prejardhjen nga gjuha arabe Allah, dhe kjo do të thotë Zot. Allah në arabisht do të thotë Zot, Zot i Plotfuqishëm, Suprem.
Tani e keni më lehtë të shihni ngjashmëri në shqiptimin e fjalëve Elah – Allah, kështu mund të arrihet në përfundimin se Zoti i Jezusit është edhe Zoti i muslimanëve, i gjithë njerëzimit, dhe i të gjitha gjallesave që ekzistojnë.
Burimi: Robin Scott Scott