Shejhu i Al-Az-harit: Djegia e Kur'ani është krim terrorist
Shejhu i madh i Qendrës Islame Al-Az-har të Egjiptit e përshkruar djegien e Kur'anit të Shenjtë si një akt terrorizmi.
Duke folur në një konferencë në Kajro të shtunën, Shejh Ahmed el-Tajib u bëri thirrje atyre në Perëndim që djegin xhami dhe kopje të Kur'anit të ndalin këto veprime, njoftoi faqja al-Wafd website.
Ai tha se lufta kundër terrorizmit me terrorizëm nuk të çon askund.
Ata që mendojnë se janë të qytetëruar nuk pritet që të përdhosin vlerat e shenjta të të tjerëve, shtoi Shejh Ahmed el-Tajib.
Një varg i sulmeve terroriste në Paris, Francë, të premten e kaluar çoi në vdekjen e të paktën 132 njerëzve.
Grupi terrorist tekfirist ISIL ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Pas akteve monstruoze të terrorizmit në Paris, ndjenjat anti-Islame janë në rritje në Perëndim.
Ka pasur raste ku u dogjën xhamitë dhe kopje të Kur'anit të Shenjtë në disa shtetete, në Francë, Kanada dhe SHBA.
Muslimanët në të gjithë botën kanë dënuar aktet e terrorizmit, duke theksuar se ata, terroristët nuk kanë asgjë të bëjnë me Islamin dhe se mësimet sublime të fesë hyjnore e konsiderojnë vrasjen e një personi të pafajshëm si të barabartë me vrasjen e tërë njerëzimit.
Burimi: IQNA News