Bosna Hersek

Përfaqësues politik, fetar dhe kulturor boshnjak kanë dënuar ekstremizmin dhe terrorizmin në vend dhe botë

Kreu i Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë, reis ul ulemaja Hysein ef. Kavazoviqi është takuar me përfaqësuesit boshnjak nga jeta politike, akademike, kulturore dhe fetare, dhe gjatë kësaj është përpiluar deklarata e përbashkët në të cilin është dënuar radikalizmi dhe terrorizmi dhe ju është bërë ftesë popullit boshnjak që të “përmbahet rrugës së mesme në fe”. “Ne, qytetar të Bosnjës dhe Hercegovinës, boshnjakët mysliman, përfaqësuesit të jetës politike, kulturore dhe fetare, të shqetësuar nga aksionet terroriste në Bosnjë e Hercegovinë, Evropë dhe botë, të vetëdijshëm përgjegjësisë tonë për ruajtjen e lirisë, paqes dhe jetës së përbashkët në atdheun tonë, përgjegjës për mundësit politike, kulturore dhe fetare në shoqërinë boshnjake, si dhe për ardhmërinë e shtetit të Bosnjës e Hercegovinës si dhe të gjithë qytetarëve të saj, e dënojmë rreptësisht çdo formë të terrorizmit dhe të gjitha aksionet terroriste të cilët janë kryer në Bosnjë e Hercegovinë, Evropë, në vendet myslimane si dhe kudo në botë”,  qëndron në deklaratë. Në atë kontekst është shprehur vendosmëria që ”institucionalisht, intelektualisht, moralisht dhe politikisht të kundërvihen çdo forme të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit, pa marrë parasysh nga cila do anë që vijnë”.

“Nga të gjitha institucionet kompetente në shtet kërkojmë që në kuadër të autorizimeve ligjore, e me qëllim të ruajtjes së vlerave kushtetuese, të drejtave të të gjithë qytetarëve dhe popujve të Bosnjës e Hercegovinës, pa kompromis të kundërvihen çdo forme të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit të dhunshëm, si dhe formave tjera të veprimit të cilët janë në kundërshtim të rendit juridik, sigurisë publike, moralit apo edhe në dëm të jetës dhe shëndetit, gjegjësisht në dëm të drejtave dhe lirive të njerëzve tjerë”. Nga të gjithë kompetent në shoqërinë e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe popullit boshnjak, si dhe të gjithë bartësve të autoritetit fetar në Bashkësinë Islame në Bosnjë e Hercegovinë, është kërkuar që” pa kompromis të kundërvihen çdo veçorie, radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, pasi që nga aspekti islam, në të cilin rreptësisht është e ndaluar dhuna në fe, e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat universale civilizuese”.

“Nga qarqet fetare, teologjike dhe arsimore si dhe institucioneve të vendeve myslimane presim të vlerësojmë nga përvoja historike autentike dhe identiteti ynë  për ruajtjen e të cilit kemi paguar çmimin shumë të lartë dhe kemi dhënë shumë jetëra, të vlerësojmë vetëbindjen tonë fetare/islame dhe evropiane, të cilin e kultivojmë dhe më tej e zhvillojmë në kontekstin tonë specifik, kulturor, shoqëror dhe politik, të vazhdojmë  të respektohet këto parime ashtu që në mesin e myslimanëve boshnjak të mos zhvillohet ndarja fetare dhe sektare”, kanë porositur në deklaratë.

Njashtu nga liderët e vendeve evropiane, posaçërisht të anëtarëve të Bashkimit Evropian në të cilin myslimanët janë pakicë,” presin që të kundërvihen islamofobisë, diskriminimit të myslimanëve dhe identifikimit të tyre me terroristët dhe armiqtë e civilizimit”.

Burimi: Al Jazeera