Iraku

Numri i vizitorëve për Arbain në Irak ka kaluar 26 milion

Mbi 26 milionë  vizitorë  në Xhaminë e Imam Hysejnit (a.s.) në Qerbela, Irak
Mbi 26 milionë vizitorë në Xhaminë e Imam Hysejnit (a.s.) në Qerbela, Irak

Ministri irakian i transportit njoftoi se numri i vizitorëve që marrin pjesë në  ritualet e zisë për Arbain në Qebela, Irak, ka kaluar 26 milionë, dhe është ende në rritje.

Bakir Xhabr al-Zubeidi parashikoi se numri i vizitorëve do të arrijë nesër në 27 milion.

Sipas ministrisë së transportit të Irakut, 60 për qind e vizitorëve janë femra.

Miliona muslimanë shiitë të përkushtuar  nga mbi 60 vende janë tubuar në qytetin e shenjtë irakian të Qerbelasë për të mbajtur ritualet e zisë duke shënuar Arbainin, ditën e 40-të pas Ashures, përvjetorin e martirizimit të Imamit të tretë shiit, Imam Hussejnit (a.s.).

Vizitorët janë nga mbi 60 shtete dhe shumica e tyre kanë marshuar gjatë gjithë rrugës për Qerbela nga qytete si Naxhafi dhe Bagdadi  në një shfaqje të përkushtimit.

Arbaini,  që është një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, vjen 40 ditë pas Ashures, përvjetorit të martirizimit të Imamit të tretë shiit, Imam Hussejnit (a.s.).

Çdo vit gjatë Arbainit, një një numer i madh i muslimanëve shiitë tubohen  në Qerbela, ku është  Xhamia e Shenjtë e Imam Hussejnit (a.s.).

Vitin e kaluar, numri i vizitorëve që shkuan në Qerbela për Arbain kishte arritur në 20 milionë.

Burimi: Tasnim