Suudi Arabie

Myftiu i Madhi i Arabisë Saudite: Mbrojtja e kombit është ’detyrë Islame e qytetarëve’

Myftiu i Madhi Arabisë Saudite,  Shejh  Abdul Aziz Al-Ashejh.
Myftiu i Madhi Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz Al-Ashejh.

Është detyrë Islame e të gjithë qytetarëve për të mbrojtur sigurinë e kombit të tyre, sipas Myftiut të Madh,  Shejh  Abdul Aziz Al-Ashejh.

Shejh Abdul Aziz Al-Ashejh ka thënë se dijetarët dhe predikuesit janë të obliguar nga ligji Islam për adresimin e problemeve me të cilat ballafaqohet shoqëria, të zbatojnë  direktivat e Ministrisë së Punëve Islame dhe të injorojnë mesazhet e grupeve të tjera dhe individëve.

Gjatë transmetimit të tij të përjavshëm në radio Nida Al-Islam, ai tha se mosbindja ndaj vendimeve të ministrisë është e barasvlershme me sfiduar mbrojtësin, sepse ministria e ka juridiksion mbi imamët dhe predikuesit për çështje të rëndësishme fetare.

Ai tha se disa nga kontributet më të mëdha të predikuesve që mund të bëjnë janë të udhëzojnë  njerëzit në rrugën e drejtë dhe t'i paralajmërojnë ata të cilët përpiqen të dëmtojnë sigurinë e vendit.

Ne mund të shohim se çfarë ka ndodhur në vendet që kanë humbur sigurinë e tyre, me popullsi të zhvendosur, të ndarë nga familjet dhe fëmijët e tyre, dhe një jetë të shthurur dhe në mjerim. Pra, ruajtja e sigurisë kërkohet nga ligji Islam, dhe ne duhet të respektojmë sigurinë dhe stabilitetin tonë, tha ai.

Ai tha se ata që dështojnë  për të bërë kanë një keqkuptim themelor të rolit të tyre në shoqëri. Ata duhet të predikojnë për vuajtjet e muslimanëve dhe komplote kundër tyre, tha myftiu i madh, Shejh  Abdul Aziz Al-Ashejh.

Burimi: Arab News