Kryeministri po e dërgon Kosovën drejtë një autokracie policore
Ne jemi të vetëdijshëm që ky është moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës. Ne nuk kemi besim se kjo përbërje e pushtetit është në gjendje të mbrojë interesin e Republikës së Kosovës . Ne i kemi dhënë opsionet tona për zgjidhjen e kësaj situate
Qeveria e
Kosovës jo vetëm që u frikësua nga masiviteti i manifestimit të Opozitës së
Bashkuar por në panik e sipër ka ndërmarrë veprime që pezullojnë gjithë
sistemin e demokracisë parlamentare dhe të shtetit të së drejtës. Këto masa
prej arrestimit e burgosjes së pesë deputetëve të opozitës e dhjetëra
aktivistëve deri të thyerja dhe bastisja e selisë kulmuan me siç po e quajnë
ata suspendimin e të gjithë opozitës nga e drejta për të marrë pjesë në seancë
parlamentare.
Kryeministri dhe zëvendësi i tij na vërtetuan se janë të gatshëm për ta çuar vendin drejt një autokracie policore vetëm që mos të tërhiqen nga marrëveshjet e dëmshme me Serbinë dhe Malin e Zi.
Ne i kemi dhënë opsionet tona për zgjidhjen e kësaj situate. Ne po ashtu kemi dhënë argumente të bollshme për rrezikun real nga këto marrëveshje. Ne jemi të vetëdijshëm që ky është moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës. Ne nuk kemi besim se kjo përbërje e pushtetit është në gjendje të mbrojë interesin e Republikës së Kosovës. Andaj ne jemi të detyruar e të vendosur që të vijojmë kërkesat dhe aktivitetet tonë në përputhje me këto kërkesa.
Këta janë të gatshëm që siç suspenduan opozitën nga Kuvendi nesër të provojnë të suspendojnë sovranitetin e unitetin e vendit tonë.
Por askush nuk mundet ta suspendojë gjithë Republikën e Kosovës. Ne jemi këtu për t’u siguruar që kjo kurrë nuk do të ndodhë.